https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Si i erdhi radha Oliver Ivanoviqit?! Lavdet e Kurtit për politikanin serb të dyshuar për krime lufte

Si i erdhi radha Oliver Ivanoviqit?! Lavdet e Kurtit për politikanin serb të dyshuar për krime lufte
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e djeshme përkujtoi politikanin serb, Oliver Ivanoviq, në pesë vjetorin e vrasjes së tij, duke thënë se ai ishte person i përkushtuar ndaj komunitetit të tij dhe “i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij, ishte përshkrimi që kryeministri i bëri ish-drejtuesit të “Rojave të Urës”.

Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord, shton tutje shefi i ekzekutivit kosovar, që si opozitar Ivanoviqin edhe vetë e konsideronte kriminel lufte.

Kjo deklaratë e Kurtit ka shkaktuar reagime të shumta nga opozita, por edhe nga bashkëpartiakë të tij.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Kryeministri Kurti thur elozhe për Oliver Ivanoviqin, të cilin dikur e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës.

“Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i “Rojave të Urës” që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës”, tha ai.

Por, se Kurti ka një lexim të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë së vendit, nga se është e vërteta, e tha Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ky i fundit tha se Kurti e përkujtoi Ivanoviqin me epitete që nuk i paska ditur askush, përveç tij.

“Me këtë rast, Kryeministri dje iu dëshmoi qytetarëve të Kosovës se ai ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit, ndryshe nga populli, ndryshe nga e vërteta”, u shpreh Tahiri.

Por, me këtë deklaratë të kreut të ekzekutivit nuk u pajtua as Vlora Çitaku, nënkryetarja e PDK-së, e cila tha se “ka mohim të fjalës për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe elozhe për Oliver Ivanoviqin”.

“Nderojnë kriminelët serbë – përbuzin çlirimitarët”, ishte deklarata që bëri Bekim Haxhiu gjatë ditës së sotme, pas përkujtimit që Kurti i bëri Oliver Ivanoviqit.

Haxhiu gjithashtu tha se përkujtimi për Ivanoviqin Qeveria mund ta bëjnë në emër të poshtërsisë së tyre, por jo në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës.

Por, Kurtit i doli kundër edhe bashkëpartiaku i tij, deputeti, Haki Abazi.

Ky i fundit madje pyeti Kurtin se si i erdhi radha Oliver Ivanoviqit para veprimtarëve të çështjes kombëtare.

“Po Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi…shumë të tjerë, ata nuk meritojnë përkujtim, ata nuk kanë vlerë sa një buqetë lulesh nga Holanda. Po pyes si i erdhi radha Oliver Ivanovic-it?”, tha mes tjerash Abazi.

Por, përkujtimin që bëri Kurti në pesë vjetorin e Ivanoviqit, e pa të rrugës t’a arsyetonte deputeti i VV-së, Armend Muja.

Ai tha se Kosova ka humbur një dëshmitar kundër Beogradit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, teksa shtoi se dje s’ka qenë dita të flitet për të këqijat që ai ka bërë, por për të keqen që ia kanë bërë atij.

Lidhur me këtë deklaratë të Kryeministrit ka reaguar edhe dëshmitari kryesor në rastin e Ivanoviqit, qytetari nga Mitrovica, Isa Mustafa.

Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, Mustafa tha se ka vendim gjykate në lidhje me krimet që i kishte kryer gjatë dhe pas luftës.

“Sikur të ishte deklaratë personale e një njeriu do të ishte diçka tjetër, por është deklaratë e kryeministrit të vendit dhe nuk është deklaratë e mirë për shkak se dihet çka ka bërë Oliver Ivanoviqi gjatë dhe pas luftës në Mitrovicë. S’më ka ardhur mirë ajo deklaratë për ta mbrojtur, ku dihet se ka edhe një vendim gjykate në lidhje me ngjarjet e 14 prillit të vitit 1999 ku Ivanoviqi ishte urdhërdhënësi”, ka thënë Mustafa të martën për Gazetën Online Reporteri.net.

Ivanoviq ishte i dënuar me 9 vjet burgim në vitin 2014 nga një trup gjykues i EULEX-it në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, pasi ishte shpallur fajtor për krime lufte të kryera në prillin e vitit 1999. Rasti ndaj tij ishte kthyer në rigjykim nga Apeli në vitin 2017, për të mos mos marrë epilog për shkak të vrasjes së ish-deputetit serb të Kuvendit të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Politikani serb i Kosovës u vra më 16 janar 2018, pranë zyrës së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Për vrasjen e udhëheqësit të grupit “Rojet e Urës”, Gjykata Themelore në Prishtinë javën e kaluar ka aprovuar propozimin e avokatit për dëgjimin e pesë dëshmitarëve.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në rasti, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Të hënën, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke e përkujtuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, nder tjera politikanin serb të Kosovës i dënuar për krime lufte në Mitrovicë, e përshkroi si “i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.

“Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, tha Kurti nder tjera për Oliver Ivanoviqin në një adresim me video, ku fliste në gjuhen serbe, derisa përkthej fjalimi i tij edhe në shqip e anglisht.

“Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij”. /Reporteri.net/.

Poste të ngjashme

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme. Një rast i tillë...

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk mjafton të shohim...

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në...

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka mbajtur protestë në Prishtinë. Protesta...

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

01/05/2026, 8:10

Një person në Podujevë është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në dysheme. Policia e Kosovës njofton se mjeku kujdestar...

Lajmi i fundit

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18
Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58
Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31
“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv