https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Edhe Memli Krasniqi e Ganimete Musliu në listën për ekzekutim, i dyshuari nga Belgjika

Edhe Memli Krasniqi e Ganimete Musliu në listën për ekzekutim, i dyshuari nga Belgjika
Share on FacebookShare on Twitter

Nacionale ka mësuar edhe disa detaje të reja për zhvillimin më të rëndësishëm të kësaj mbrëmje. Përveç deputetëve të LDK’së, në listë për ekzekutim kanë qenë edhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu.

 

Informatat për ngjarjen më të rëndësishme të kësaj mbrëmje nuk kanë të ndalur. Siç edhe jeni informuar gjatë orëve të pasdites, një grup shqiptarësh që jetojnë jashtë Kosovës kanë rënë në përgjimin e policisë gjermane, teksa kanë qenë duke folur për realizimin e disa vrasjeve politike në vendin tonë.

Fillimisht është menduar që cak i një atentati të mundshëm ka qenë kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të tjerë të LDK’së, Avduallah Hoti, ish kryeministër, si dhe deputetët Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

 

Sipas mediumit, përveç këtyre katër zyrtarëve të lartë të LDK’së, atentatori i mundshëm, ose organizatori atentatit, i ka shënjestëruar edhe kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin dhe deputeten e zëshme të kësaj partie, Ganime Musliun, transmeton Paparaci.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas burimit të mediumit, politikanët e Kosovës për këtë rast janë informuar nga autoritetet gjermane të ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Ky burim ka treguar që një zyrtare e MPB’së gjermane i ka ndarë materialet konfidenciale me politikanët e Kosovës, të cilët pastaj këto informata i kanë ndarë me policinë e Kosovës.

“I dyshuari mendohet që është një shqiptar i Kosovës që jeton në Belgjikë. Ai ka qënë duke u hetuar nga autoritetet gjermane për krime të tjera, e rastësisht ka rënë në përgjim për idetë e tij të cmendura, për të kryer krime politike në Kosovë”, ka thënë burimi. Sipas të njëjtit burim, nuk ka dyshim që motivi është politik.

 

“Është e pamundur të pohohet që atij dikush i ka dhënë urdhër për të vrarë rival politik, mirëpo përgjimet tregojnë që motivi është i pastër politik”, tha burimi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

Sipas tij tash mbetet te shihet se çfarë veprimesh do të ndërmarrë policia e Kosovë, e çfarë veprimesh do të ndërmarrë qeveria.

 

ADVERTISEMENT

Burimi i njëjtë ka treguar që në përgjime, përveç qytetarit shqiptar në Belgjikë, është përmendur edhe një lidhje nga Turqia, si dhe një organizatë e njohur në Kosovë, por që për arsye të zhvillimit të hetimeve, ky burim nuk ka dashur ta përmend.

 

Poste të ngjashme

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

LDK dënon presionin ndaj delegatëve, paralajmëron masa disiplinore dhe kërkon hetim nga Prokuroria

29/07/2026, 9:37

L idhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar duke dënuar ashpër çdo formë të presionit, shantazhit apo kërcënimit ndaj delegatëve...

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

28/07/2026, 17:42

Një zjarr i madh ka shkatërruar një fermë blegtorie në Patos, me dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti....

Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

28/07/2026, 17:32

Gjesti dhe Dhurata Dora kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë. “Gasolina” titullohet kënga ritmike, që për publikun u soll...

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

28/07/2026, 17:21

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar para mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së. Përmes një postimi në Facebook,...

Vdekja e të riut pas rrëzimit të kranit në Prishtinë, flasin nga QKUK

Vdekja e të riut pas rrëzimit të kranit në Prishtinë, flasin nga QKUK

28/07/2026, 17:17

Pavarësish përpjekjeve të stafit të QKUK-së, ka vdekur njëri nga personat e lënduar nga rrëzimi i kranit në Prishtinë. Lajmin...

Lajmi i fundit

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

LDK dënon presionin ndaj delegatëve, paralajmëron masa disiplinore dhe kërkon hetim nga Prokuroria

29/07/2026, 9:37
Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

28/07/2026, 17:42
Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

28/07/2026, 17:32
Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

28/07/2026, 17:21
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv