Pavarësish përpjekjeve të stafit të QKUK-së, ka vdekur njëri nga personat e lënduar nga rrëzimi i kranit në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, Naser Syla nga Emergjenca e QKUK-së.
Ai bëri të ditur se në këtë klinikë janë pranuar dy të rinj me politrauma të rënda si pasojë e aksidentit.
Sipas Sylës, njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë pas rreth dy orësh përpjekjesh të pandërprera të mjekëve për t’ia shpëtuar jetën.
Ndërkohë, personi tjetër i lënduar vazhdon të jetë nën trajtim në Klinikën e Torakales.
“I lënduari tjetër ka pësuar lëndime të rënda, por gjendja e tij shëndetësore është stabile”, ka thënë Syla. /IndeksOnline/







