https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lajçak s’ka kryer punë, Kurti ka fjalë tjera për takimin e mbrëmshëm

Lajçak s’ka kryer punë, Kurti ka fjalë tjera për takimin e mbrëmshëm

Me atë që e shkroi Lajcak mbrëmë dhe me atë që e thotë Kurti sot për Asociacionin, duket sikur të mos kishin qenë të dy në njëjtin takim. Sipas emisarit të BE-së, ai dhe Kurti janë pajtuar që duhet të zbatohen në plotni  të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Kryeministri sot mbajti një ligjëratë për Asociacionin të cilin nuk pranon ta trajtojë me prioritet. Megjithatë, Kurti është i gatshëm të negociojë për të, njësoj sikurse edhe për planin franko-gjerman.

Zyra e Kurtit, për arsye të panjohura, dje e mohoi se Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, do të takohej me Kryeministrin Albin Kurti, të enjten në mbrëmje.

Ata thanë se ekipi i Lajcak s’ka kërkuar takim.

Por, takimin e zbuloi pas mesnatës diplomati evropian, me një fotografi në një ambient restoranti, ku ai, Kurti dhe zëvendësi Besnik Bislimi kishin pasur darkë me verë dhe “diskutim të sinqertë”.

“U ktheva në Kosovë për diskutimet e sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi për hapat e mëtutjeshëm drejt normalizimit të raporteve me Serbinë. Po ashtu, u pajtuam që të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në Dialog, duhet të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajcak.

Pjesa e fundit, kjo ku Lajcak thoshte se ishin pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, që i bie edhe për Asocacionin e komunave me shumicë serbe, mori vëmendjen më të madhe.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Deri sot, Kryeministri Kurti nuk ishte deklaruar për zhvillimet e fundit, nisur nga takimi i së premtes që ai e pati me pesë diplomatët e Perëndimit. Pas këtij takimi kanë folur të gjitha palët, janë dhënë versione të ndryshme rreth tij, por, Kurti jo.

Kurti s’deshi të fliste as sot para gazetarëve, duke u shprehur pakënaqësi që i kishin zënë derën kur hasi në ta, teksa po dilte nga një forum ekonomik, i mbajtur në Prishtinë. Por, megjithatë iu desh të fliste për atë që e shkroi dje Lajcak. Dhe, nuk e pranoi se postimi i Lajcak  qëndronte, duke i ribërë një analizë marrëveshjes për formimin e Asociacionit.

“Ka insistim nga faktori ndërkombëtar që Asociacioni i komunave më shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar me datën 19 prill 2013 e më pastaj edhe i elaboruar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtit të vitit 2015 të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje që nga 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Pra në një mënyrë ajo është marrëveshje e theksuar, është e theksuar në kuptimin juridik e kushtetues për shkak se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti.

Në vazhdim të kësaj, Kryeministri la të kuptohet se kjo temë duhet të trajtohet në bisedime.

“Tash procesi negociator duhet të na shpie përpara. Unë e respektoj konfidencialitetin e bisedimeve, por po e riktheksoj që asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierakik dhe nenet në propozimin e BE-së kanë numra përpara që do të thotë se kanë renditje”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërkombëtarët e kanë kthyer Asociacionin në çështjen absolutisht më të rëndësishme, ndërsa Kurti edhe sot, u përpoq të tregojë se të gjitha marrëveshjet janë të barabarta dhe Asociacioni nuk është “më i barabarartë” se të tjerat.

“Marrëveshjet e Brukselit janë të vendosura në një rrafsh horizontal, ndërkaq në anën tjetër këto 10 nene nuk tolerojnë që një nen atje nga fundi të sillet i pari si parakusht”, është shprehur Kurti.

Pas shkrimit të Lajcakut, u mor se Kurti veçse ka nisur të bindej për çështjen që ai e ka kundërshtuar më së gjati – formimin e Asociacionit. Për ta përforcuar më shumë qëndrimin kundër, Lëvizja Vetëvendosje shpërndau një pjesë të deklaratës që Kurti e bëri sot para mediave.

Ai la të kuptohet se me këmbënguljen për themelimin e Asociacionit, po kërkohet ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës.

“Ata që kërkojnë asociacion një etnik, ata kërkojnë ndryshim të kushtetutës së Kosovës e unë besoj që për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë duhet të ndryshohet kushtetuta e Serbisë.

Ndërkombëtarët tashmë kanë nisur diskutimet për Asociacionin, ashtu siç kishin paralajmëruar zyrtarët e lartë amerikan, se nëse Kurti dhe Qeveria e tij nuk pranojnë të nisin procedurat, ato gjithsesi se do të nisin, pa miratimin e tyre.

Më 31 janar, në Ambasadën amerikane mbahet një diskutim rreth Asociacionit, ndërsa në mesin e të ftuarve që e ka konfirmuar pjesëmarrjen është edhe ministri i Kurtit, Nenad Rashiq. Ai ka këkruar edhe më herët të formohet Asociacioni, ndërsa Kurti ka thënë se në këtë pikë nuk pajtohen ata të dy.

Kurti nuk e ka pranuar definitivisht as planin franko gjerman për të cilën dikur e akuzonte Vuçiqin se e ka hedhur poshtë. Por, të enjten ai tha se nuk e do këtë plan si dokument të panegociushëm

“Diplomacia fluturuese iu është bashkangjitur edhe takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme, është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër”, ka thënë Kurti.

Post Views: 150

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare

05/07/2025, 20:34

Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut. Këtë për Klankosova.tv e...

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

05/07/2025, 18:51

Ndryshim dramatik i motit vjen pas një periudhe të gjatë temperaturash jashtëzakonisht të larta që kanë përfshirë pjesën më të...

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06

Një rast personi të zhdukur është raportuar sot në mëngjes në Podujevë, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia...

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm dhe se...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes në rrethana të panjohura një grua

05/07/2025, 7:39

Një grua është gjetur pa shenja jete të premten në Suharekë. Sipas njoftimit të policisë, ende nuk dihen shkaqet e...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare

05/07/2025, 20:34
Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

05/07/2025, 18:51
15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06
Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv