https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

As pas takimit Lajçak-Albares, Spanja nuk jep lajme të mira: “Kosovën s’e njohim”

As pas takimit Lajçak-Albares, Spanja nuk jep lajme të mira: “Kosovën s’e njohim”

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas vizitës që kishte zhvilluar në Prishtinë dhe Beograd i shoqëruar edhe nga Gabriel Escobar dhe këshilltarët e Scholz, Macron dhe Melonit, kishte vazhduar aktivitetin e tij diplomatik duke takuar përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Më 23 janar, Lajçak ka bërë të ditur se është takuar me kreun e diplomacisë spanjolle, Jose Manuel Albares, me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për përpjekjet e BE-së sa i përket arritjes së një marrëveshjeje.

Por a ka kërkuar Lajçak që Spanja të ndërrojë qëndrim sa i përket pavarësisë së Kosovës. Lidhur me këtë kanë folur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës.

 

Zëdhënësja e MPJ-së së Spanjës, Elena Aljarilla Cortezón, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se në këtë takim Lajçak e ka informuar kryediplomatin spanjoll me përpjekjet e BE-së për dialogun dhe për de-eskalimin e situatës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Cortezon ka thënë se si gjithmonë, Spanja ka treguar përkrahje dhe ka përcjellë qasje konstruktive drejt një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Në takim, Përfaqësuesi Special e informoi ministrin Albares për përpjekjet e tij për të promovuar dialogun Beograd-Prishtinë dhe për të de-përshkallëzuar tensionet. Si gjithmonë, Spanja tregoi mbështetje për punën e Përfaqësuesit Special dhe përcolli një qëndrim konstruktiv drejt një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht”, ka thënë Elena Aljarilla Cortezon.

Megjithatë ajo ka theksuar se Spanja si disa shtete të tjera të BE-së nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj sa i përket pavarësisë së Kosovës derisa potencon se Spanja konsideron se dialogu është rruga e vetme përpara drejt gjetjes së një zgjidhjeje afatgjate.

“Spanja, ashtu si shtetet e tjera të BE-së, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj të mosnjohjes për Kosovën dhe e konsideron dialogun Beograd-Prishtinë si të vetmen rrugë të mundshme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të mosmarrëveshjes për territorin”, ka përfunduar ajo për Express.

ADVERTISEMENT

Lajçak përveç kryediplomatit spanjoll, ka takuar edhe atë të Sllovakisë, Qipros dhe emisaren e Greqisë për Ballkanin Perëndimor. Gjatë muajit janar BE, Washingtoni, Berlini dhe Parisi kanë shtuar aktivitetet e tyre me qëllim të arritjes së një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Aktualisht në tavolinën e Kurtit dhe Vuçiqit është plani evropian i cili buron nga i ashtuquajturi propozimi franko-gjerman, për të cilin Beogradi është deklaruar se e ka pranuar, ndërkohë Washingtoni i ka bërë thirrje edhe kryeministrit Kurti që ta bëjë një gjë të tillë.

Pika problematike vazhdon të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, meqë SHBA-ja dhe BE-ja inistojnë se Kosova duhet ta themelojë ndërkohë s’ka ende një qëndrim të qartë të Qeverisë së Kosovë për këtë çështje ani pse Lajçak pas takimit të fundit me Kuritn kishte deklaruar se “jemi pajtuar” se të gjitha marrëveshjet duhen zbatuar.

Poste të ngjashme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë

30/12/2025, 17:09

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë

30/12/2025, 16:26

Gazeta Sinjali ka mësuar se dy persona janè gjetur të vdekur në një vilë në Pejë. Lidhur me këtë, Sinjali...

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”. I shfaqur në RTV Dukagjini,...

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Lajmi i fundit

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë

30/12/2025, 17:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë

30/12/2025, 16:26
EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05
“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv