https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Podujeva pritet të bëhet me trafik urban

Podujeva pritet të bëhet me trafik urban
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Me trafik urban pritet të bëhet Komuna e Podujevës. Megjithatë, ky proces është i lidhur me ndërtimin e Stacionit të Autobusëve që ka nisur në fundvitin e kaluar. Aktualisht në këtë komunë nuk ka transport publik urban, por që kjo gjë është paraparë me Rregulloren për transportin rrugor në territorin e Komunës së Podujevës që është miratuar në seancën e fundit të Kuvenit Komunal.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, ka thënë se ky dokument rregullon transportin e mallrave dhe të personave.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Është një rregullore e cila ka qenë më herët në fuqi, mirëpo për shkak të ndryshimit të Ligjit të transportit rrugor është dashtë që edhe ne t’i bëjmë disa ndryshime në këtë rregullore. Është rregullorja më e nevojshme për komunën, sepse tash transportuesit e udhëtarëve kërkojnë leje për transport të udhëtarëve, për të paguar taksat komunale, ne nuk po mundemi të bëjmë as njoftimet publike pa e miratuar këtë rregullore. Ka qenë për muajin dhjetor, por pasi nuk pat seancë u shty për këtë kohë”, është shprehur Bahri Selimi.

Por, shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Valon Demolli, ka pyetur nëse është paraparë trafiku urban.

“Sa i përket kësaj rregulloreje, a keni paraparë autobusë urbanë kur e dimë që nuk është funksional as Stacioni i Autobusëve e as Bordi i aksionarëve të Stacionit të Autobusëve, e që është planifikuar që Stacioni i Autobusëve të përfundojë në vitin 2024?”, ka pyetur ai.

Selimi ka theksuar se kjo gjë do të ndodhë me përfundimin e Stacionit të ri të Autobusëve.

“Kjo rregullore e bën rregullimin e gjithë transportit rrugor apo transportit të udhëtarëve dhe mallrave në tërë territorin e Komunës së Podujevës. Ndërsa një pasus i kësaj rregulloreje, paraasheh linjat. Sa i përket transportit urban, ne e kemi paraparë këtë, edhe pse nuk është ende Stacioni i Autobusëve, edhe pse siç e dini Komuna e Podujevës nuk ka trafik urban. Por, kemi parë që domosdoshmëria është rrit shumë që të jetë trafiku urban. Dhe në bazë të rekomandimit për linjat e kemi paraparë-lejohet kur është e nevojshme-por trafiku urban do të jetë funskional me t’u ndërtuar Stacioni”, është shprehur drejtori për Shëbrime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim. “Nuk e di a do të ndërtohet këtë vit apo në 2024, varet tash edhe për shkak të dinamikës së punëve të operatorit edhe buxhetit që ka. Por, në momentin që stacioni do të jetë aktiv edhe trafiku urban do të funksionalizohet, sepse janë caktuar edhe linjat kah do të bëhet qarkullimi i trafikut urban”.

Mbështetje këtij dokumenti i ka dhënë Grupi i këshilltarëve të partisë në pushtet LVV. Shefi i këtij Grupi, Florent Hasani, ka thënë se me këtë rregullore qartësohen kompetencat e komunës në rregullimin e transportit rrugor.

“Ne Grupi i asamblistëve të Vetëvendosjes duke e ditur rëndësinë e transportit të udhëtarëve dhe mallrave brenda kufijve administrativ të komunës për një qasje jodiskriminuese dhe të hapur për treg për shëbime më të mira, pastaj kjo rregullore qartëson edhe kompetenca e komunës në rregullimin e funksionimin e transportit rrugor. Për të gjitha këto arsye ne e mbështesim këtë propozim-rregullore”, ka theksuar Hasani.

Edhe Grupi i këshilltarëve të PDK-së e ka mbështetur këtë propozim-rregullore. Ky dokuemnt është miratuar me shumicë votash.

Poste të ngjashme

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

21/04/2026, 11:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me refuzimet e ofertave që u bënë nga PDK dhe LDK lidhur...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend: Diskutohet çmimi dhe faturimi i rrymës

21/04/2026, 6:50

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme. Sipas njoftimit zyrtar, në rend dite është paraparë...

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

20/04/2026, 16:09

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në familjen e Zejnepe Gashit në Sllovi të Lipjanit, të cilës serbët...

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

20/04/2026, 15:46

Shefi i Kabinetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të...

Ballkani rrezikon të humbasë mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes: Kosova rreth 69 milionë

Ballkani rrezikon të humbasë mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes: Kosova rreth 69 milionë

20/04/2026, 15:16

Radio Evropa e Lirë – Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se...

Lajmi i fundit

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

21/04/2026, 11:41
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend: Diskutohet çmimi dhe faturimi i rrymës

21/04/2026, 6:50
Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

20/04/2026, 16:09
Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

20/04/2026, 15:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv