https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Intervistë | Kamberi: Serbia shpreson që marrëveshja të dështojë dhe faji t’i mbetet Kosovës

Intervistë | Kamberi: Serbia shpreson që marrëveshja të dështojë dhe faji t’i mbetet Kosovës
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ftuar Kosovën që të ketë kujdes në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet ta analizojnë mirë planin franko-gjerman dhe të japin përgjigjen e duhur ndaj këtij dokumenti.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka vlerësuar se Serbia shpreson që ky plan të dështojë dhe faji t`i mbetet Kosovës.

Kamberi ka bërë me dije se planin franko-gjerman Serbia mund ta pranojë vetëm me presion të madh nga ndërkombëtarët.

Duke komentuar qëndrimet e spektrit politik serb ndaj Kosovës, ai ka theksuar se në Serbia pushteti dhe opozita janë në garë se kush është më i ashpër ndaj Kosovës.

Ai ka vlerësuar se në seancën e fundit të Kuvendit të Serbisë është dëshmuar se as pozita dhe as opozita nuk kanë një gatishmëri për një marrëveshje për Kosovën.

Kamberi ka insistuar që çështja e shqiptareve të Luginës të përfshihet në marrëveshjen finale. Sipas tij, gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është një çështje e cila do të shkaktojë tensione mes shteteve, nëse nuk trajtohet në këtë marrëveshje.

Nacionale: Z. Kamberi, javën e kaluar presidenti serb raportoi në Kuvendin e Serbisë për procesin e dialogut me Kosovën. Seanca ishte mjaftë e tensionuar. Cili është vlerësimi i juaj për këtë seancë?
Kamberi: Seanca e fundit tregoi qartë një mungesë absolute të realitetit politik. Pozitë e opozitë ishin në garë mes vete se cili do të kishte retorikë më të ashpër rreth Kosovës. Dhe deri sa kjo dikur ishte e pritur nga partitë që e përbëjnë shumicën parlamentare (SNS dhe SPS) dhe nga ajo pjesë e opozitës djathtiste, për mua ishte qëndrim i pakuptimtë, pa ide, a ofertë ajo që e prezantoi opozita e cila cilësohet “pro evropiane“. Qëndrime politike jashtë çfarëdo sensi të politikës reale, sollën një kaos të atillë në seancë që shpërtheu gati në përplasje fizike. Ajo që shpërfaqi seanca e parlamentit është edhe një tërheqje taktike të cilën e ka pasur SPS, duke qëndruar anash konfliktit në Kuvend. Vuçiq e cilësoi qëndrimin e SPS si flirtim me opozitën. Kjo ka nxitur tensione këto ditë mes SNS dhe SPS. Ky qëndrim i SPS u përdor si shkas nga presidenti serb për të kërcënuar me zgjedhjet e reja në të gjitha nivelet në Serbi.

Nacionale: Opozita dukej më e ashpër se Vuçiqi. A do të thotë kjo se spektri atje nuk ndryshon aspak në raport me Kosovën?
Kamberi: Aspak. Situata e krijuar, kaosi, përplasjet për dy ditë me radhë, kritikat e shndërruara në fyerje mes veti, çuan në një garë të partive serbe se cili është më antishqiptarë. Mjerisht, në seancë, nuk u dëshmua një gatishmëri për një marrëveshje për Kosovën. Nuk di se si do të ecin gjërat, por, mendoj se për gjendjen e këtillë në Serbi, për një politikë antiperëndim, antishqipare, krahas pushtit edhe opozita ka përgjegjësi. Një opozitë pa ide të qarta se ku dëshiron ta shohë Serbinë, e paaftë për tu koordinuar mes veti, pa guxim për të folur për realitetin politik, vetëm sa po e zgjatë këtë gjendje. Serbia, pozitë e opozitë, akoma imagjinojnë një të vërtetë të tyre, sa që ajo e vërtetë është absurde, kërkon nga njerëzit ta besojnë.

Nacionale: Vuçiq ka dhënë disa vlerësime për propozimin franko-gjerman. A mendoni se Serbia do ta pranon në fund këtë plan?
Kamberi: Vuçiq e tha se është duke u bërë një presion i fuqishëm mbi Serbinë. Kjo edhe duket qartë. Edhe Vuçiq edhe opozita e tij, e dinë realitetin për Kosovën, por edhe te njëri edhe te tjetri ka mungesë guximi për ta pranuar të vërtetën dhe realitetin. Besoj se Serbia, në fund edhe do ta pranojë propozimin franko-gjerman, por, se duhet presion i vazhdueshëm për ta çuar Serbinë drejt marrëveshjes.

Nacionale: Këtë propozim, institucionet e Kosovës e kanë vlerësuar si bazë të mirë, ndonëse plani nuk e parasheh njohjen reciproke. Cili duhet të jetë qëndrimi i Kosovës ndaj këtij plani?
Kamberi: Unë nuk di detajet se çka përmban plani. Është Qeveria e Kosovës ajo që duhet të japë përgjigjen e fundit. Por, ajo që pashë në Beograd është fakti se në Serbi akoma ka shpresa që marrëveshja të dështojë, po që fajin për këtë t’i mbetet Kosovës. Prandaj, edhe duhet me kujdes të shqyrtohet ky dokument, të vlerësohen të metat dhe përparësitë e tij dhe të jepet përgjigje që nuk e bën fajtor Kosovën, për dështimin eventual.

Nacionale: Çështja kryesore në këtë fazë të dialogut pritet të jetë Asociacioni. Në seancën e fundit të Kuvendit, kryeministri Kurti pranoi se Asociacioni mund të formohet me disa kushte. Si e keni parë këto kushte?
Kamberi: Është i drejtë qëndrimi i kryeministrit që të mos lejohet modeli i Srpskas në Kosovë, që do ta bëjë jofunksional shtetin. Por, fatmirësisht, edhe SHBA e mban qëndrimin që të mos lejohet një srpska e re. Zgjidhjen duhet kërkuar brenda konturave të Kushtetutës së Kosovës.

Nacionale: Ju vazhdimisht keni kërkuar që shqiptarët e Luginës të përfshihen në këtë proces. Për këtë qellim keni takuar disa herë edhe kryeministrin Kurti. Keni marrë ndonjë garanci nga z. Kurti për kërkesat tuaja?
Kamberi: Po dhe vazhdojmë të kërkojmë edhe më tej këtë. Një marrëveshje me Serbinë do të bazohet në parimet që do të vendosen, sidomos për respektimin e të drejtave të komuniteteve. Ajo që kërkojmë ne është që këto parime të kenë vlerë universale, e jo të përcaktohen vetëm për një pjesë të Kosovës. Marrëveshja Kosovë-Serbi, duhet të trajtojë çdo çështje diskutabile mes dy shteteve. Gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është një çështje e cila do të shkaktojë tensione mes shteteve, prandaj, ajo edhe duhet të trajtohet me këtë marrëveshje.

Nacionale: Se fundi kemi parë se evropianët dhe amerikanët po e vlerësojnë si konstruktive qasjen e Serbisë në dialog. Si i keni parë këto vlerësime?
Kamberi: Pas disa deklarimeve presidentit serb, ka patur deklarime të këtilla, por, seanca e fundit në Kuvendin e Serbisë, demanton çfarëdo deklarate të këtij lloji. Mesazhi që është dhënë nga kjo seancë është larg për të qenë Serbia konstruktive. Tonet e shprehura nuk ishin vetëm antishqiptare dhe tone që shpërfaqin një albanofobi. Tonet në seancën e fundit ishin edhe antiperëndim dhe kundër Bashkimit evropian. Serbia, mbetet të dëshmojë më qartë qëndrimin e vet rreth propozimit evropain për marrëveshje.

Post Views: 163

Poste të ngjashme

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

15/09/2025, 21:41

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u mirëprit nga banorët e fshatit Siboc. Bulliqi...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Vrasje në fshatin Balaj të Ferizajt

15/09/2025, 20:14

Një vrasje ka ndodh në fshatin Balaj të Ferizajt, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Kështu ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet...

Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

15/09/2025, 18:17

Një qytetar në kushte anonimiteti, ka denoncuar për redaksinë e klankosova.tv, se në Klinikën e Onkologjisë në QKUK nuk po...

Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

15/09/2025, 18:02

Tashmë është zyrtare. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd. UEFA ka...

Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

15/09/2025, 15:20

  Sot në Podujevë u përkujtua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë komandantë të Ushtrisë Çlirimtare...

Lajmi i fundit

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

15/09/2025, 21:41
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Vrasje në fshatin Balaj të Ferizajt

15/09/2025, 20:14
Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

Ankohet pacienti me kancer: Gati tre javë Onkologjia s’ofron kimioterapi e as imunoterapi – askush s’jep sqarime

15/09/2025, 18:17
Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

Zyrtare, Serbi – Shqipëri jo në Beograd

15/09/2025, 18:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv