https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Propozimi i BE-së nuk është marrëveshje finale, por ka brenda njohjen de facto

Kurti: Propozimi i BE-së nuk është marrëveshje finale, por ka brenda njohjen de facto

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka dhënë detaje për propozimin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve, të cilin Kurti gjatë kësaj jave ka thënë se në parim Kosova tashmë e ka pranuar.

Kurti ka thënë se propozimi franko-gjerman tashmë i njohur si plani i BE-së nuk është marrëveshje finale, por marrëveshje bazë, të cilën Kosova e konsideron si bazë të mirë për bisedime të mëtutjeshme.

Por, Kurti ka thënë se aty ka paragrafë që pikërisht i referohen njohjes de facto, shkruan Reporteri.net.

“Me datën 18 gusht 2022 ka ndodhur një takim i rëndë në Bruksel, pika 2 ka qenë çështjet aktuale. Zakonisht në takimet e së kaluarës ka pasur polemika të ashpra, por jo agjendë të strukturuar. Atëherë filloi dialog për marrëveshje. Me atë rast unë menjëherë jam përgatitur duke ofruar një faqe me 6 kapituj lidhur me atë se çka duhet të përmbajë korniza e përgjithshme për marrëveshje. Tri javë më pas Lajçak vjen me dy emisarët nga Parisi e Berlini, të cilët kanë paraqitur një propozim do të thosha, jo një plan për një marrëveshje e cila nuk është marrëveshje finale, është bazike por jo përfundimtare. Kjo marrëveshje e cila ka paragrafë e fjali të tëra që merren nga modeli i dy Gjermanive është marrëveshje bazë, jo marrëveshja finale ligjërisht e obligueshme çka na duhet neve. Por duhet ta kuptojmë se nuk ka pasur mundësi të vijnë nga Parisi, Belini e Brukseli dhe të na sjellin marrëveshje finale, sepse kjo do diskutim të gjatë. Ata nuk na kanë sjellur një propozim merre ose lëre. E dyta është që Republika e Kosovës nuk e njeh Serbinë, po ashtu Serbia. Sot kemi mosnjohje reciproke, ajo çka na duhet është njohja reciproke., Marrëveshje finale pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë.

Kurti thotë se deri më sot Kosova nuk ka pasur një propozim në të cilin janë konceptet evropiane e demokratike me vlera universale, siç është plani i BE-së.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Marrëveshja e bën njohjen në ndarje de facto dhe de jure. Aty paragrafet që merren nga modeli i dy Gjermanive janë paragrafë që pikërisht i referohen njohjes de facto. Preambula e ka edhe trashëgiminë e së kaluarës. Nuk janë as dy faqe taman, është një tekst shumë i përgjithshëm dhe i shkurtë. Ne në këtë kuptim një mend jemi në fillim të fillimit. Në preambulë ka referencë për pakicat kombëtare, mirëpo çka do të bëhet me këtë togfjalësh varet nga zhvillimet politike dhe procesi negociator më tutje. E kam cekur se ky propozim paraqet platformë solide për të ecur përpara. Nuk e kam refuzuar por kam thënë se diskutime të mëtutjeshme mund të bëjmë. Deri më sot Kosova nuk ka pasur një propozim në të cilat janë konceptet evropiane e demokratike me vlera universale. Qasja në të kaluarën ka qenë zgjidhje problemesh pa koncepte dhe kategori universale. Qysh në fillim i keni: pavarësia, demokracia, sovraniteti, të drejtat e njeriut. Të gjitha këto janë vlera universale.

Kurti ka folur edhe për kapitullin e fundit që flet për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme. Ai thotë se në Beograd po bëhet luftë politike që njëra pikë të vendoset para të tjerave që Asociacioni të jetë parakusht e në qendër.

Kurti ka shtuar se propozimi i BE-së është shumë i favorshëm Kosovën sepse Asociacionin nuk e ka parakusht as në qendër.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Në kapitullin pesë ka qenë konsiderimi i marrëveshjeve të mëhershme. Fjalia e fundit në nenin 10 të propozimit u referohet të gjitha marrëveshjeve në Bruksel. Por beteja politike është që prej 33 marrëveshjeve Beogradi dëshiron ta përcjellë vetëm njërën që e ka më të dashur. Për ne ato nuk kanë hirariki vlerore e logjike, kanë rend kronologjik. Nuk mund ta vendosësh njërën para tjetrës. Po zhvillohet një betejë e madhe politike e diplomatike. Neni 10 që i referohet marrëveshjeve të mëhershme po tentohet të nxirret në preambulë. Në propozimin e BE-së është e fundi në nenin 10. Beogradi po kërkon që Asociacioni të jetë parakusht, ose në qendër, por për neve nuk është i pranueshëm as si parakusht as si qendër. Propozimi i BE-së është shumë i favorshëm për ne sepse Asociacionin nuk e ka parakusht as në qendër”, ka thënë Kurti.

Ai është shprehur i gatshëm që për këtë marrëveshje të raportojë në Kuvend, por ka kërkua nga opozita të thërrasë një të tillë.

“Është e mundur që edhe unë ta kërkoj një seancë për të raportuar, por po ju tregoj pse nuk e kam bërë deri më sot. Për besë është shumë çështje serioze, më lini të flasë. Është e mundshme të bëhet diskutim në Kuvend enkas për këtë gjë, por është më mirë që atë seancë të mos e thërrasë kryeministri, sepse mezi nuk presin të na akuzojnë që ne i nxorëm hollësitë.

Nëse unë thërras seancë ku i shpalos detajet e marrëveshjes, është shumë rrezik për Kosovën”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net.

Post Views: 173

Poste të ngjashme

Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

15/09/2025, 15:20

  Sot në Podujevë u përkujtua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë komandantë të Ushtrisë Çlirimtare...

Tre persona janë ndaluar për falsifikim dokumenti zyrtar

Tre persona janë ndaluar për falsifikim dokumenti zyrtar

15/09/2025, 14:37

Tre persona janë ndaluar sot për veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar. Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet...

12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

15/09/2025, 14:33

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një...

Takohen Kurti e O’Malley, theksohet gatishmëria për thellim partneriteti

Takohen Kurti e O’Malley, theksohet gatishmëria për thellim partneriteti

15/09/2025, 12:40

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka pritur në takim koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë,...

Tentoi të fuste 1000 fishekë në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari

Tentoi të fuste 1000 fishekë në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari

15/09/2025, 12:36

Një 55-vjeçar është arrestuar nga autoritetet e Shqipërisë, i cili dyshohet se tentoi të fuste në territorin e vendit 1000...

Lajmi i fundit

Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

Podujevë: U shënua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit

15/09/2025, 15:20
Tre persona janë ndaluar për falsifikim dokumenti zyrtar

Tre persona janë ndaluar për falsifikim dokumenti zyrtar

15/09/2025, 14:37
12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

15/09/2025, 14:33
Takohen Kurti e O’Malley, theksohet gatishmëria për thellim partneriteti

Takohen Kurti e O’Malley, theksohet gatishmëria për thellim partneriteti

15/09/2025, 12:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv