https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Peshëngritësja shpëton mrekullisht, nxirret e gjallë pas 3 ditëve nën rrënoja në Turqi

Peshëngritësja shpëton mrekullisht, nxirret e gjallë pas 3 ditëve nën rrënoja në Turqi

Peshëngritësja Busra Kayadibi është nxjerrë mrekullisht e gjallë nga rrënojat të enjten, pas tri ditëve e ngujuar nën rrënojat e tërmetit shkatërrues që e goditi Turqinë të hënën herët.

Turqia jugore dhe Siria veriore u goditën nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh të hënën herët në mëngjes, i cili i ka vrarë mbi 17 mijë njerëz në të dy vendet.

Klubi i peshëngritjes në Gaziantep, njërin nga 10 provincat turke që u goditën rëndë nga tërmeti, njoftoi se anëtarja e klubit Busra Kayadibi dhe motra e saj janë nxjerrë të gjalla pas tri ditëve të ngujuara nën rrënoja.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Klubi Gaziantep Metropolitan Belediyespor njofton se atletja Busra Kayadibi dhe motra e saj janë shpëtuar nga rrënojat pas tri ditëve”, thuhet në njoftimin e klubit të saj.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Klubi i peshëngritjes njoftoi se Busra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se trajtimin do ta vazhdojë në spital bashkë me motrën e vet.

“Atletja jonë është në gjendje të mirë dhe mjekimin do ta vazhdojë në spital. Ne i urojmë asaj dhe motrës së saj shërbim të shpejtë.”

Tërmeti i tmerrshëm, i cili goditi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, i ka prekur edhe shumë sportistë në Turqi.

Deri tani raportohet për disa sportistë të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar gjatë tërmetit.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti në Turqi që prej ditës së hënë është rritur në 14 mijë, sipas autoriteteve vendase.

Në Siri thuhet të kenë vdekur mbi 3 mijë njerëz nga ky tërmet në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe nga rebelët.

Turqia është njëra prej zonave më aktive të tërmetit në botë, për shkak të pozitës gjeografike.

Shumica e Turqisë ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila ndodhet mes pllakave të mëdha – euroaziatike dhe afrikane – si dhe mes një të vogle, arabike. Derisa dy pllakat e mëdha lëvizin, Turqia shtrydhet, thonë ekspertët.

Kjo nënkupton se tërmetet janë shumë të zakonshme në Turqi. Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, në vitin 2022 u regjistruan hiç më pak se 22 mijë tërmete në Turqi.

ADVERTISEMENT

Shumica e tërmeteve në këtë vend janë vdekjeprurëse. Tërmeti më i madh që e kishte goditur Turqinë deri sot ishte 7.6 ballësh në Izmit më 1999, duke i vrarë 17 mijë njerëz.

Tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm, 7.8 ballësh, është më i madh që është regjistruar ndonjëherë në Turqi.

Poste të ngjashme

Vritet 35-vjeçari në Vlorë, autor dyshohet të jetë djali i xhaxhait

Vritet 35-vjeçari në Vlorë, autor dyshohet të jetë djali i xhaxhait

01/11/2025, 22:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje të 1 nëntorit në fshatin Gjormë të Selenicës. Një shtetas është vrarë...

Abdixhiku: Askush nuk është mbi Kushtetutën, Gjykata konfirmon shkeljet e VV-së

Abdixhiku: Prishtina flet e para, dritë do të ketë

01/11/2025, 21:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një postim në Facebook ku ka ftuar qytetarët të...

Vjen lajmi i keq nga Edon Zhegrova

Vjen lajmi i keq nga Edon Zhegrova

01/11/2025, 20:50

Superylli kosovar, Edon Zhegrova është lënë përsëri në stol nga trajneri i ri i Juventusit, Luciano Spalletti. Juventusi do të...

Një 76-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një 76-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë

01/11/2025, 19:58

Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot pasdite në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin...

Suspendohet një polic kufitar, nuk e ndaloi për verifikim të dyshuarin për kontrabandë me drogë

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve për përdorim të dyshuar të armës dhe një rreshteri që pengoi hetimin

01/11/2025, 11:42

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë lidhur me një incident të ndodhur të premten...

Lajmi i fundit

Vritet 35-vjeçari në Vlorë, autor dyshohet të jetë djali i xhaxhait

Vritet 35-vjeçari në Vlorë, autor dyshohet të jetë djali i xhaxhait

01/11/2025, 22:43
Abdixhiku: Askush nuk është mbi Kushtetutën, Gjykata konfirmon shkeljet e VV-së

Abdixhiku: Prishtina flet e para, dritë do të ketë

01/11/2025, 21:25
Vjen lajmi i keq nga Edon Zhegrova

Vjen lajmi i keq nga Edon Zhegrova

01/11/2025, 20:50
Një 76-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një 76-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë

01/11/2025, 19:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv