https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vrasja e shtatzënës në QKUK, MD i dërgoi raportet te kryeprokurori i shtetit, policët ende nën hetime

Vrasja e shtatzënës në QKUK, MD i dërgoi raportet te kryeprokurori i shtetit, policët ende nën hetime

Hamide Magashi 35-vjeçare u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj një ditë para se ta sillte në jetë, para objektit të Gjinekologjisë në QKUK, me 30 nëntor 2022. I dyshuari, ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, pas rreth 44 orësh në arrati kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij në Shtime duke refuzuar dorëzimin në polici. Për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë u la fajtor shteti, pasi e ndjera kishte edhe urdhër-mbrojtës sepse ishte viktimë e dhunës së vazhdueshme nga ish-burri. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, para familjes së të ndjerës është zotuar se “nuk do të do të lënë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e plotë të rastit”.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se secili që nuk ka kryer punën në bazë të kompetencave për rastin e Hamide Magashit do të ndëshkohet.

Por edhe pas më shumë se dy muajsh nga vrasja e saj, ende nuk është njoftuar për ndëshkimin e asnjë personi përgjegjës në rastin e shtatzënës së vrarë. Kemi vetëm një vendim të Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e katër zyrtarëve policorë (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues), për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare e falsifikim të dokumentit që ka të bëjë me zbatimin e urdhrit-mbrojtës për Hamide Magashin.

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se zyrtarët në fjalë ndodhen akoma nën masën e suspendimit dhe kjo masë do të vazhdohet deri në përfundim të procedurës hetimore.

Lidhur me rastin, IPK thotë se janë duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se zyrtarët policorë janë akoma të suspenduar. Rekomandimi për suspendim për këta zyrtarë është dhënë në interes të hetimit dhe si i tillë do të vazhdohet deri në përfundim të procedurës hetimore. Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Gazetës Express.

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar për Gazetën Express se ministrja Haxhiu i ka dorëzuar te Kryeprokurori i Shtetit raportet që po i priste nga Inspektorati Shëndetësor e nga Qendra për Punë Sociale për rastin e vrasjes së 35-vjeçares.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se i kemi pranuar raportet dhe të njëjtat Ministrja Haxhiu i ka dërguar tek Kryeprokurori i Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë dhënë Gazetës Express.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka konfirmuar për Gazetën Express pranimin e raporteve në fjalë dhe të njëjtat tha se i ka dërguar në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

“Për çështjen për të cilën keni pyetur Ju informoj se shkresat e pranuara nga Ministria e Drejtësisë, pas shqyrtimit të tyre nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, janë dërguar tek autoriteti kompetent, respektivisht në Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhënë Gazetës Express.

Gazeta Express është në pritje të përgjigjes nga Prokuroria Themelore e Ferizajt lidhur me pranimin e këtyre raporteve dhe nëse është ndërmarrë ndonjë masë deri më tani.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Motrat e të ndjerës Hamide Magashi në kohën sa i dyshuari Sokol Halili qëndronte në arrati deklaruan për Gazetën Express se ndjehen të frikësuara të qëndrojnë në shtëpinë e tyre sepse i dyshuari i kishte kërcënuar me bombë.

Burbuqe Magashi, motra e të ndjerës, rrefente se ish-burri e kishte maltretuar vazhdimisht motrën esaj, e kishte ndalur Hamiden nga puna ku punoi rreth 15 vite duke e izoluar aq shumë saqë e ndjera kishte tentuar edhe vetëvrasjen. /Gazeta Express

Post Views: 175

Poste të ngjashme

Takohen Kurti e O’Malley, theksohet gatishmëria për thellim partneriteti

Takohen Kurti e O’Malley, theksohet gatishmëria për thellim partneriteti

15/09/2025, 12:40

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka pritur në takim koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë,...

Tentoi të fuste 1000 fishekë në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari

Tentoi të fuste 1000 fishekë në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari

15/09/2025, 12:36

Një 55-vjeçar është arrestuar nga autoritetet e Shqipërisë, i cili dyshohet se tentoi të fuste në territorin e vendit 1000...

Dëshmia e James Rubin në Hagë bëhet lajm nga “Associated Press”

Dëshmia e James Rubin në Hagë bëhet lajm nga “Associated Press”

15/09/2025, 12:28

Dëshmia e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, që po mbahet tash e tri orë në Dhomat e Specializuara në...

Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Kaqandollit

Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Kaqandollit

15/09/2025, 6:47

  Beteja e Kaqandollit mbetet një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në Llap,...

Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës

Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës

14/09/2025, 10:27

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, gjendet në këto momente në Stacionin Policor në Mitrovicë të Jugut. Arsyeja përse u shoqërua...

Lajmi i fundit

Takohen Kurti e O’Malley, theksohet gatishmëria për thellim partneriteti

Takohen Kurti e O’Malley, theksohet gatishmëria për thellim partneriteti

15/09/2025, 12:40
Tentoi të fuste 1000 fishekë në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari

Tentoi të fuste 1000 fishekë në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari

15/09/2025, 12:36
Dëshmia e James Rubin në Hagë bëhet lajm nga “Associated Press”

Dëshmia e James Rubin në Hagë bëhet lajm nga “Associated Press”

15/09/2025, 12:28
Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Kaqandollit

Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Kaqandollit

15/09/2025, 6:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv