https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Weber flet për “gabimet” e Perëndimit para takimit në Bruksel

Weber flet për “gabimet” e Perëndimit para takimit në Bruksel
Share on FacebookShare on Twitter

Para takimit të sotëm në Bruksel mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, analisti gjerman, Bodo Weber, ka bërë një koment rreth zgjidhjeve që ofron propozimi evropian, për të cilit flitet sot në takim.

Weber shkruan se propozimi evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ofron asnjë zgjidhje për serbët e Kosovës. Ai e bën fajtor Perëndimin që heshti në disa raste dhe lejoi Serbinë të formojë strukturë politike të bashkuar me krimin, në komunat me shumicë serbe të Kosovës.

“Propozimi i tanishëm nuk ofron asnjë zgjidhje në çështjen e serbëve të Kosovës. Dështimi i dialogut i ka kthyer serbët e Kosovës nga subjekti kryesor i tij në dëmin kolateral kryesor të tij. Në vakumin strategjik, miratimi i heshtur i Perëndimit në vitin 2013 që Beogradi të formojë një listë të unifikuar politike në Kosovë, Lista Serbe, futi një sistem efektiv njëpartiak (të kontrolluar nga Partia Progresiste Serbe – SNS) e Vuçiqit në 10 komunat, duke u bashkuar me rrjetin e organizuar kriminal”, thuhet në një shkrim të publikuar sot nga Weber.

Ai flet edhe për Asociacionin, të cilin nuk e sheh siç e proklamon Perëndimi. Sipas analistit gjerman, Asociacioni nuk u projektua për integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare, por si instrument i Beogradit.

“Ndryshe prej perceptimit të përgjithshëm të Perëndimit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk ishte projektuar kurrë si një instrument për integrimin e serbëve në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës, por si një mjet për t’i shpëtuar fytyrën Beogradit dhe për nevojën e Serbisë që t’u thotë serbëve në veri se përfundimisht do të qeveriseshin nga Prishtina, de jure”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Weber thotë se shteti serb duhet të heqë duart nga Kosova, ashtu që të bëhet integrimi i serbëve e të largohen strukturat kriminale. Por, sipas tij, kjo nuk është menduar nga Perëndimi.

“Për integrimin e vazhdueshëm të serbëve të Kosovës, është e nevojshme të nxirret shteti serb nga Kosova dhe të përmbyset transformimi autoritar-kriminal në komunat me shumicë serbe. Kjo kërkesë duket se nuk është as e menduar në Perëndim, ku mbizotëron një boshllëk strategjik”. /Express/

Poste të ngjashme

Ushtria e Kosovës realizon Kursin për Nënoficer të Lartë

Ushtria e Kosovës realizon Kursin për Nënoficer të Lartë

30/04/2026, 13:55

Në kuadër të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve udhëheqëse, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses...

Qeveria e Kosovës i pezullon 37.5 milionë euro komunave

Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura dhe deri 20 milionë të tjera në rrezik

30/04/2026, 13:39

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur shqetësimin për përkeqësimin e situatës financiare të komunave në...

Për 10 ditë, Policia shqipton 250 gjoba për çiklistët në Fushë-Kosovë

Për 10 ditë, Policia shqipton 250 gjoba për çiklistët në Fushë-Kosovë

30/04/2026, 13:38

Njësiti i trafikut Rajonal i Prishtinës, ka nisur zbatimin e planit operativ “Motoçikletat”. Ky plan, i cili po realizohet nga...

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes tragjike të punëtorit në Gjakovë

30/04/2026, 13:36

Një person është ndaluar për 48 orë pas vdekjes tragjike të një punëtori 52-vjeçar në fshatin Meqë të Gjakovës. Zëdhënësi...

Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arrestime u munduan t’i fshehin provat nga Serbia

Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arrestime u munduan t’i fshehin provat nga Serbia

30/04/2026, 13:20

Një raport i organizatës prestigjioze “Bar Human Rights Committee of England and Wales” ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën e...

Lajmi i fundit

Ushtria e Kosovës realizon Kursin për Nënoficer të Lartë

Ushtria e Kosovës realizon Kursin për Nënoficer të Lartë

30/04/2026, 13:55
Qeveria e Kosovës i pezullon 37.5 milionë euro komunave

Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura dhe deri 20 milionë të tjera në rrezik

30/04/2026, 13:39
Për 10 ditë, Policia shqipton 250 gjoba për çiklistët në Fushë-Kosovë

Për 10 ditë, Policia shqipton 250 gjoba për çiklistët në Fushë-Kosovë

30/04/2026, 13:38
Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes tragjike të punëtorit në Gjakovë

30/04/2026, 13:36
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv