https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pritet dënim ndaj PSD-së, zbuloi të dhënat personale të qytetarëve

Pritet dënim ndaj PSD-së, zbuloi të dhënat personale të qytetarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka thënë se Partia Socialdemokrate (PSD) gjatë realizimit të aktivitetit të saj ka shpalosur të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës, teksa ka paralajmëruar edhe gjobë ndaj tyre.

Sogojeva-Dermaku ka thënë se publikimi i të dhënave nëpër peticione është i ndaluar me ligj, dhe si i tillë këtë paralajmërim e kanë dhënë nga viti i kaluar.

“Po fillimisht Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) qysh në muajin korrik të vitit 2022 ka lëshuar një komunikatë për media dhe një njoftim për qytetarët që shpërndarja e fletëve të peticioneve ku përmbahen këto të dhëna emri, mbiemri, vendi i lindjes, numri personal sidomos por edhe numri i telefonit janë të ndaluara në këndvështrim të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Prandaj ne kemi konsideruar se tashmë sidomos këto kompanitë, institucionet por edhe në këtë rast partitë politike veç janë të vetëdijshme se një diçka e tillë nuk është e lejuar me ligj”, tha Sogojeva-Dermaku.

Ajo tha se që nga largimi i fletëpeticioneve të nënshkruara në vitin 2015, Policia e Kosovës është duke u marrë me to deri në shkatërrimin e tyre.Ndërsa ka thënë se peticionet e shpërndara nga PSD-ja, janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës. Ajo ka thënë se të njëjta do të asgjësohen.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Gjithsesi sot ne përmes mediumeve kemi kuptuar se ka një aktivitet të tillë para Qeverisë, ku janë shpërndarë dhe janë publikuar të gjitha ato lista me numra personal dhe numra telefonit, po emra e mbiemra gjithsesi dhe menjëherë kemi dalë në inspektim, kemi inspektuar vendin, janë mbledhë të gjitha ato fletëpeticione dhe të njëjtat nga Policia e Kosovës janë dërguar në një hapësirë brenda zyrës së kryeministrit, domethënë në ndërtesën e Qeverisë dhe të njëjtat janë duke u siguruar dhe ruajtur nga Policia e Kosovës deri në një fazë të shkatërrimit të tyre, pra Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ndalon publikimin e listave të peticioneve, ku përfshihet emri, mbiemri, numri personal, data e lindjes ose nëse nuk është data e lindjes është vendi i lindjes ose vendi adresa ku banon por edhe numri i telefonit”, u shpreh ajo.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndër të tjera sa i përket masave që do të merren ndaj Partisë Socialdemokrate, ajo tha se si institucion do të veprojnë në bazë të kompetencave që kanë dhe do të dalin me vendime konkrete.

“Publikimi i listave të tilla e ka tejkaluar qëllimin për të cilin janë mbledhur ato të dhëna, sepse të dhënat janë mbledhur për një qëllim të caktuar dhe asnjëherë të dhënat personale, të cilat mblidhen për qëllimin e caktuar nuk mund të përdoren për një qëllim tjetër dhe në këtë rast kemi përdorim të këtyre të dhënave për një qëllim tjetër, atëherë kemi shkelje të parimit të tejkalimit të qëllimit, por gjithsesi ne si Agjensi do të veprojmë sipas kompetencave tona dhe autorizimeve që parashihen me ligjin në fuqi e pastaj do të dalim me vendimet konkrete”, tha ajo.

Poste të ngjashme

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

02/05/2026, 8:43

Një grua nga Gjakova është arrestuar pas postimit të një video-incizimi në rrjetin social Snapchat, ku shfaqej duke mbajtur armë...

24 orë, tre të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Sulm brutal në Istog – vëllezërit therën dhe rrahën me shufër, tre të dyshuar në arrati

02/05/2026, 8:32

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Istog, ku dy vëllezër kanë mbetur të lënduar pas një sulmi të dhunshëm,...

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

02/05/2026, 8:28

Policia e Kosovës ka njoftuar se një doktor ka gjetur pa shenja jete një paciente në banjën “Nëna Naile” në...

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme. Një rast i tillë...

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk mjafton të shohim...

Lajmi i fundit

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

02/05/2026, 8:43
24 orë, tre të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Sulm brutal në Istog – vëllezërit therën dhe rrahën me shufër, tre të dyshuar në arrati

02/05/2026, 8:32
Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

02/05/2026, 8:28
Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv