Në mbledhjen e sotme të Qeverisë pritet të emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Demokracia.com e ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së Qeverisë, e cila do të nis në ora 10:00.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, siç ka mësuar Demokracia.com, tashmë e ka rekomanduar për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxhën, i cili pritet që për pesë vjet të drejtojë njërin prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend.
Po ashtu, në këtë mbledhje pritet të bëhet edhe shqyrtimi i draftit të deklaratës së prioriteteve afatmesme të Qeverisë 2024-2026. /Demokracia.com/