https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Falimentimi i dy bankave të mëdha amerikane “trondit” tregjet financiare

Falimentimi i dy bankave të mëdha amerikane “trondit” tregjet financiare
Share on FacebookShare on Twitter

Megjithë masat e autoriteteve amerikane në tregjet financiare vazhdon shqetësimi pas falimentimit të dy bankave amerikane. Banka Silicon Valley, e specializuar për financimin e startup-eve, u mbyll të premten pas përpjekjes së dështuar për rritjen e kapitalit dhe u vendos nën kontrollin e shtetit. Rregullatorët në SHBA mbyllën në vijim edhe një bankë tjetër, Signature Bank nga Nju Jorku, pasi klientët tërhoqën në masë fondet e tyre nga kjo bankë. Sipas Presidentit Joe Biden dhe ministres së Financave të SHBA-së, Janett Yellen, paratë e depozituara nga klientët janë të siguruara dhe se kostot nuk do të përballohen nga tatimpaguesit, por nga një fond sigurie, i cili ushqehet nga bankat.

Për të parandaluar efektet e mundshme domino, autoritetet amerikane ndërhynë në mënyrë tejet të vendosur dhe mbi të gjitha theksuan se depozitat e klientëve janë të sigurta. Sepse makthi i bankave dhe i mbikëqyrësve financiarë është i ashtuquajturi “vërshim ndaj bankave”, pra kur klientët e frikësuar vërshojnë për të tërhequr nga bankat kursimet e tyre. Nëse këtë e bëjnë një numër i madh klientësh, bankat nuk kanë më kapital të mjaftueshëm për t’ju përgjigjur të gjitha kërkesave. Pasojat e “vërshimit ndaj bankave” u panë gjatë krizës financiare globale të vitit 2008.

Moritz Schularick, profesor për ekonominë në Universitetin e Bonit dhe president i Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, thekson se “veprimet e vendosura” të SHBA-së e kanë reduktuar rrezikun e falimentimit të mëtejshme të bankave.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ministria e Financave e SHBA-së dhe Banka Qendrore e SHBA-së ndërmorën së bashku gjatë fundjavës hapa që duhet t’i qetësojnë ata që kanë depozitua para në këto dy banka”, tha Schularick për DW.

Ndikime ndaj sistemit financiar gjerman nuk priten

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Megjithatë, pasiguria vazhdon, madje edhe tek klientët e bankave në Gjermani. Pas humbjeve të konsiderueshme të premten (10.03) Bursa e Frankfurtit vijoi rënien edhe në fillim të javës. “Investitorët janë të shqetësuar se banka të tjera mund të falimentojnë për shkak të rritjes së normave të interesit,” tha Christian Henke i IG Markets.

Por Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane nuk pret ndonjë krizë të re financiare globale pas mbylljes së dy bankave amerikane, të cilat kishin një model biznesi shumë të veçantë dhe për këtë arsye nuk kanë ndikimin në sistemin e përgjithshëm bankar.

Edhe Shoqata e Bankave Gjermane tha se bankat gjermane janë “të fuqishme, të qëndrueshme dhe rezistente”. Që nga kriza bankare dhe financiare e vitit 2008, bankat gjermane e kanë rritur masivisht kapitalin e tyre. “Falimentimi i bankave në SHBA nuk ka asnjë ndikim në sistemin bankar gjerman. Ndikimin nuk ka as ndaj sigurimit të depozitave gjermane”, tha një zëdhënës i shoqatës./ DW

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

01/04/2026, 20:05

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pas një plagosjeje me armë zjarri. Lajmin pë rmedia  e...

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

01/04/2026, 18:09

  Në një ceremoni të organizuar nga OSBE, Komuna e Podujevës ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën për Mbrojtjen e...

Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

01/04/2026, 17:58

Ishte një prej lojtarëve që bëri tifozët ta duanin Kosovën. Me golat e tij, ai kujtonte edhe legjendën Fadil Vokrri....

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

01/04/2026, 8:04

Policia ka njoftuar se në Kaçanik pasi një qytetar ishte dërguar në stacion policor është paraqitur edhe një i dyshuar...

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Mblidhen sot dy komisione parlamentare

01/04/2026, 7:35

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e radhës. Në orën 11:00, Komisioni për Integrime Evropiane...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

01/04/2026, 20:05
Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

01/04/2026, 18:09
Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

01/04/2026, 17:58
Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

01/04/2026, 8:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv