https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Francezët nuk heqin dorë nga të drejtat, tymi përfshin Parisin dhe qytetet kryesore

Francezët nuk heqin dorë nga të drejtat, tymi përfshin Parisin dhe qytetet kryesore

Kanë hyrë në ditën e dhjetë protestat e fuqishme në Francë kundër ligjit të ri të qeverisë për të rritur moshën e pensionit.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve kryesore franceze nën moton “Unë nuk jam skllav”, në një kohë kur popullariteti i presidentit Macron ka rënë ndjeshëm që nga miratimi në mënyrë të njëanshme të kësaj reforme të shumë kundërshtuar.

Ministri i Brendshëm ka urdhëruar dislokimin e të paktën 13 mijë policëve pas akteve të dhunës që shënuan protestat e fundjavës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Edhe protestat e sotme nuk kanë kaluar paqësisht, dhjetëra dyqane, makina dhe kazanë mbeturinash janë djegur, ndërkohë që përplasjet me forcat e rendit nuk kanë munguar.

Kundërshtisë civile i janë bashkuar dhe studentët të cilët kanë bllokuar prej ditësh tashmë dhe kampuset universitare.

Incidenti më i rëndë u regjistrua në Nantes ku protestuesit i vunë flakën filialit të një banke, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Në Rennes dhe Nice u bllokuan akset kryesore rrugore, ndërkohë që protestuesit pezulluan dhe qarkullimin e trenave me marshimin e tyre në hekurudhë. Policia hodhi gaz lotsjellën në drejtim të tyre për t’i shpërndarë.

Kryeqyteti Paris është mbushur nga mbeturinat për shkak të grevës së punonjësve të pastrimit, ndërkohë që është mbyllur akses dhe në zonat kryesore turistike, përfshirë atë të kullës Eiffel.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sindikatat kanë kërkuar nga presidenti Macron të bëjë një hap pas dhe kanë ofruar dhe një ekip negociator, por deri në këto momente nuk ka ende një përgjigje nga kreu i Elizee, i cili në daljen e tij të fundit përsëriti se reforma e pensioneve është rruga e duhur dhe që do të vijojë të implementohet.

Organizatorët flasin për më shumë se 450 mijë persona në sheshet kryesore të Parisit, por shifrat e protestuesve mund të jenë disa herë më të larta po të përfshijmë këtu dhe manifestuesit në qytetet e tjera.

Post Views: 277

Poste të ngjashme

Franca ndalon TikTok-un, shpall gjendje të jashtëzakonshme pas trazirave vdekjeprurëse

Franca ndalon TikTok-un, shpall gjendje të jashtëzakonshme pas trazirave vdekjeprurëse

15/05/2024, 20:39

Kryeministri francez, Gabriel Attal njoftoi të mërkurën dërgimin e forcave ushtarake në portet dhe aeroportet e Kaledonisë së Re mes...

I dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak rrëfen motivin pse qëlloi me armë zjarri

I dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak rrëfen motivin pse qëlloi me armë zjarri

15/05/2024, 19:11

Mediumi “NEXTA” ka publikuar videon e personit të dyshuar për plagosjen e kryeministrit sllovak, i cili ndodhet në gjendje të...

Dronët iranianë drejt Izraelit – Shtëpia e Bardhë në takim urgjent

Dronët iranianë drejt Izraelit – Shtëpia e Bardhë në takim urgjent

13/04/2024, 22:02

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Dhomën e Situatave në Shtëpinë...

Policia nigeriane arreston njerëzit që nuk agjërojnë

Policia nigeriane arreston njerëzit që nuk agjërojnë

13/03/2024, 18:59

Policia islamike në Kano të Nigerisë ka arrestuar 11 myslimanë të cilët janë parë duke ngrënë ushqim gjatë agjërimit në...

Kosova dhe Turqia me marrëveshje të re ushtarake, njofton ministri Maqedonci

Kosova dhe Turqia me marrëveshje të re ushtarake, njofton ministri Maqedonci

29/01/2024, 14:21

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Kosova tashmë ka nënshkruar një marrveshje ushtarake kornizë me Turqinë. Maqedonci ka...

Lajmi i fundit

Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike

Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike

04/07/2025, 19:35
Dyshohet për dëmtim buxheti mbi 1 milion euro, ngritet aktakuzë ndaj ministrit të Kurtit për keqpërdorim detyre

Dyshohet për dëmtim buxheti mbi 1 milion euro, ngritet aktakuzë ndaj ministrit të Kurtit për keqpërdorim detyre

04/07/2025, 17:04
Policia kap dy shtetas të Serbisë, po futeshin në Kosovë me mbi 119 mijë euro – i kishin fshehur në disa vende në veturë

Policia kap dy shtetas të Serbisë, po futeshin në Kosovë me mbi 119 mijë euro – i kishin fshehur në disa vende në veturë

04/07/2025, 11:20
Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

Temperatura të larta sot, maksimalja deri në 38 gradë

04/07/2025, 6:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv