https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Babë e bijë në pranga për vr*asjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare

Babë e bijë në pranga për vr*asjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Një zhvillim i pazakontë ka shoqëruar hetimet për vrasjen e rëndë që tronditi Ferizajn mbrëmjen e së dielës, ku babë e bijë kanë përfunduar në ndalim nën dyshimin për përfshirje në krim, raporton Sinjali.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë Muhamet Begisholli rreth 48 vjeç dhe vajza e tij Arjeta Roshaj rreth 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Viktimë në këtë rast është Florim Haxhidema rreth 32 vjeç, i cili u gjet pa shenja jete në një banesë në katin e nëntë të objektit “Intercon C1”, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Sipas burimeve, viktima kishte një plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Pranë trupit të pajetë është gjetur edhe një pistoletë, e cila së bashku me një gëzhojë është sekuestruar për ekzaminime forenzike.

Banesa ku ndodhi ngjarja i përkiste Muhamet Begishollit. Në momentin e incidentit, sipas hetimeve, në banesë ndodheshin edhe bashkëshortja e tij Hanife Roshaj dhe vajza Arjeta Roshaj.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Burimet bëjnë të ditur se Arjeta Roshaj kishte pësuar gjithashtu lëndime trupore dhe është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në QKUK, ndërsa edhe ndaj saj Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Ndërkohë, H. R., bashkëshortja e Muhamet Begishollit dhe nëna e Arjeta Roshajt, në këtë fazë të procedurës është trajtuar në cilësinë e dëshmitares dhe ende nuk është intervistuar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i Florim Haxhidemës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali

Poste të ngjashme

E rëndë në Morinë, humb jetën polici i Kosovës pasi u godit nga një veturë në vendin e punës

E rëndë në Morinë, humb jetën polici i Kosovës pasi u godit nga një veturë në vendin e punës

29/06/2026, 7:25

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pikën Kufitare të Morinës, ku ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë...

Gjithçka nisi nga një përleshje, si erdhi deri te vrasja në Ferizaj?

Gjithçka nisi nga një përleshje, si erdhi deri te vrasja në Ferizaj?

28/06/2026, 22:58

Një rast i rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ku një person mbeti...

Temperaturat e larta, IKShPK publikon rekomandime për qytetarët

Temperaturat e larta, IKShPK publikon rekomandime për qytetarët

28/06/2026, 16:22

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë...

Tërmetet në Venezuelë: Nxirren nga rrënojat dy të mitur

Tërmetet në Venezuelë: Nxirren nga rrënojat dy të mitur

28/06/2026, 15:39

Dy djem 11-vjeçarë janë shpëtuar veçmas nga rrënojat e ndërtesave të shembura, brenda pak orësh nga njëri-tjetri, pas tërmeteve të...

Në përfundim të “Vidovdanit” në Gazimestan ndalohen disa serbë që kënduan këngë nacionaliste

Në përfundim të “Vidovdanit” në Gazimestan ndalohen disa serbë që kënduan këngë nacionaliste

28/06/2026, 14:51

Ka përfunduar pa ndonjë incident tubimi i një numri qytetarësh serbë në Gazimestan, të mbledhur për shënimin e të ashtuquajturës...

Lajmi i fundit

Babë e bijë në pranga për vr*asjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare

Babë e bijë në pranga për vr*asjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare

29/06/2026, 8:51
E rëndë në Morinë, humb jetën polici i Kosovës pasi u godit nga një veturë në vendin e punës

E rëndë në Morinë, humb jetën polici i Kosovës pasi u godit nga një veturë në vendin e punës

29/06/2026, 7:25
Gjithçka nisi nga një përleshje, si erdhi deri te vrasja në Ferizaj?

Gjithçka nisi nga një përleshje, si erdhi deri te vrasja në Ferizaj?

28/06/2026, 22:58
Temperaturat e larta, IKShPK publikon rekomandime për qytetarët

Temperaturat e larta, IKShPK publikon rekomandime për qytetarët

28/06/2026, 16:22
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv