https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hoti: Qeverisë së “punësimit dhe drejtësisë” i mungon qeverisja efektive, nuk i mbrojti qytetarët nga inflacioni

Hoti: Urgjentisht të rriten subvencionet në bujqësi
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti,  për mungesë efektive të qeverisjes. Ai ka thënë se ka kaluar gjysma e mandatit dhe se nga puna e kësaj qeverie, nuk është parë asnjë shenjë efektive në ekonomi, e cila do t’i mbronte  qytetarët nga inflacioni si dhe do të promovonte zhvillimin ekonomik.

Postimi i plotë i Hotit:

Kaloi gjysma e mandatit qeverisës dhe asnjë shenjë nuk e bëri në ekonomi qeveria e “punësimit dhe drejtësisë”. Viti 2022 u përshkua me mungesë të qeverisjes efektive, e cila do t’i mbronte qytetarët nga inflacioni dhe do të promovonte zhvillim ekonomik. Parashikimi për vitin 2023 po ashtu nuk është më i mirë.

1. Rritja ekonomike më 2022 prej 3.5 përqind erdhi nga rritja e konsumit privat dhe eksporteve, e jo nga investimet publike apo private. Në fakt, më 2022 bruto investimet kapitale kanë rënë për -6.9 përqind dhe konsumi qeveritar ra për -0.8 përqind, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike.

2. Inflacioni, i cili arriti kulmin në 14.2 përqind në korrik 2022, erdhi si rezultat i rritjes të kostos së transportit, çmimit të energjisë dhe çmimit të ushqimeve. Situata nuk u menaxhua si duhet nga Qeveria pasi ngarkesat tatimore mbetën të pandryshuara. Jo vetëm që nuk e suspendoi akcizën në naftë për një kohë, por Qeveria nuk e uli as TVSH-në Nga 18% në 8% për disa artikuj ushqimor shtesë, edhe pse këtë ia mundësonte ligjin për TVSH-në. Si rezultat, Qeveria mblodhi qindra miliona euro TVSH nga rritja e çmimeve të naftës, energjisë dhe ushqimeve. Për pasojë, bilanci bankar i Qeverisë gjatë vitit 2022 ishte tepër i lartë. Pasi ato mjete nuk u shpenzuan në investime kapitale, ato u zhvlerësuan nga inflacioni.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

3. Eksportet u rritën me 27%, por për shkak të bazës së ulët nuk kishin efekt të ndjeshëm në uljen e deficitit tregtar. Në anën tjetër, importet u rritën me 22%, dhe për shkak të madhësisë së tyre, deficiti tregtar u thellua edhe për 1 miliardë euro. Kjo është indikative se në tregun vendor ende nuk ka rritje substanciale të prodhimit vendor, siç trumbetohet nga qeveritarët.

ADVERTISEMENT

4. Edhe ato pak investime që ndodhën gjatë vitit 2022 ishin kryesisht në ndërtimtari dhe si rezultat, kishin efekt shumë të kufizuar në produktivitet dhe rritje ekonomike.

5. Deficiti buxhetor ra ndjeshëm, por kjo ishte si rezultat i dy faktorëve: (i) të hyrave shtesë që erdhën nga rritja e çmimeve pasi normat tatimore mbetën të pandryshuara, si dhe (ii) nënshpenzimit të ndjeshëm në investime kapitale publike, të cilat kanë qenë rekord të ulëta.

6. Të ardhurat reale ranë dhe standardi i jetës u përkeqësua për shkak të inflacionit dhe mungesës së masave adekuate qeveritare. Në vend që të ruhej fuqia blerëse e të ardhurave për të gjithë qytetarët përmes indeksimit të pagave e pensioneve në sektorin publik dhe pagës minimale në sektorin privat për normën e inflacionit, intervenimet e qeverisë u fokusuan në pako emergjente të natyrës sociale. Edhe pse këto intervenime ndihmuan grupe të caktuara të qytetarëve, ndihma ishte e njëhershme dhe nuk e zgjodhi problemin e rënies së të ardhurave reale gjatë vitit 2022 për familjet në përgjithësi.

7. Në vitin 2023, rritja ekonomike pritet të jetë rreth 3.7 për qind, që është pothuajse e njëjtë me atë të vitit 2022. Shpresa këtu mbetet tek stabilizimi i çmimeve në tregje ndërkombëtare. Nuk shihet në horizont ndonjë politikë ekonomike që mund të krijojë ndonjë moment të ri për t’i dhënë shtytje zhvillimit dhe punësimit në vitin 2023 dhe 2024.

Poste të ngjashme

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Organizohen homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

27/03/2026, 15:59

  Organizohen homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu Të shtunën më 28 mars 2026 shënohet...

Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

27/03/2026, 9:25

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës, ku akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara. Në orën 02:00...

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

27/03/2026, 9:19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet të mbahet të Hënen do të ndajë 500 mijë euro shpërblim...

Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

27/03/2026, 9:04

Mediumi i njohur spanjoll Marcai ka kushtuar vëmendje të veçantë suksesit historik të Kosova, pas fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në...

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

24/03/2026, 17:57

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë sot ka pranuar një autoambulancë, të cilën e ka dhuruar bashkatdhetari,...

Lajmi i fundit

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Organizohen homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

27/03/2026, 15:59
Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

27/03/2026, 9:25
Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

27/03/2026, 9:19
Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

27/03/2026, 9:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv