Një person i gjinisë mashkullore ka njoftuar policinë se ka pranuar disa mesazhe teksa ishte në vendin e tij të punës.
Rasti është hapur si “ngacmim” dhe është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
NGACMIM /Prishtinë, 16.04.2023 – 14:25. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përderisa ishte në vendin e tij të punës ka pranuar disa mesazhe nga rrjeti social nga një numër i panjohur. Rasti është duke u hetuar.