https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjermania u bëhet fiksim, Rohde target i zyrtarëve në Beograd pse “ ia mban anën Kurtit”

Gjermania u bëhet fiksim, Rohde target i zyrtarëve në Beograd pse “ ia mban anën Kurtit”

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar zbatim të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes me Serbinë, ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq i ka kërkuar themelimin e Asociacionit. Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde u pajtua me Kurtin. Në Beograd, ai konsiderohet si anti-serb dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e sheh Gjermaninë si mbështetësen më të madhe të Kurtit dhe kundërshtaren më të madhe të Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e vuri re herët se qëllimi përfundimtar i ndërkombëtarëve është që ta bëjnë Serbinë ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Por në këtë përpjekje, ai më të angazhuar e sheh Gjermaninë, e cila në mendjen e tij është e pozicionuar qartë kundër Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të dielën se për marrëveshjen e fundit me Serbinë u negociua 2 vjet, duke kërkuar që ajo të zbatohet plotësisht dhe pa vonesë.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, shkroi Kurti në Twitter.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq i reagoi brenda pak minutash, duke i kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina ta bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i i Komunave Serbe të formohet. Bëje atë”, shkroi Bërnabiq, duke përmendur edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Në mbrëmje, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se pajtohet plotësisht me atë që tha Kurti.

“Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevoja e kohës!”, shkroi Rohde në Twitter.

Ambasadori gjerman, anti-serb për Vuçiqin – në Beograd Gjermania akuzohet se ia mban anën Kosovës

Rohde në sytë e Vuçiqit është anti-serb. Kur ambasadori gjerman në fund të vitit të kaluar kërkonte heqjen e barrikadave në veri para Krishtlindjes, presidenti serb u bë fort nervoz.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Z. Rohde është i njohur për deklaratat e tij anti-serbe”, kishte deklaruar Vuçiq më 20 dhjetor 2022 duke u ankuar që ai nuk po flet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kur kancelari i Gjermanisë, Olaf Szholz i pati thënë Vuçiqit se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiq ishte ankuar publikisht, duke treguar përgjigjen që siç thoshte, ia kishte dhënë atij pas takimit në të cilin kancelari gjerman i kishte ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë.

“Edhe unë i kam thënë atij se ne nuk e presim këtë”, pati deklaruar Vuçiq në qershor.

Ai ishte shprehur i pakënaqur edhe me politikat gjermane në rajon, duke thënë se po kërkojnë dominim në Ballkan.

“Përfaqësuesit gjermanë mendojnë se mund të vendosin se çfarë fasule të hahet në Mitrovicë e çfarë në Zubin Potok”, pati thënë Vuçiq në një rast.

Akuza të këtij lloji nga Vuçiq kishin ardhur edhe më herët. Në tetor 2022, për shembull, Vuçiq pati thënë se nuk i beson lidershipit gjerman.

“QUINT-i gjithmonë do t’i mbështesë shqiptarët në Kosovë. Gjermanët janë më të hapur në këtë drejtim, por kështu është, nuk ka filozofi. Ata do t’i mbështesin gjithmonë, është fëmija e tyre, do ta tundin sa munden”, pati thënë Vuçiq.

Në nëntor të vitit të kaluar, kur e akuzonte kryeministrin Albin Kurti se po dëshiron “t’i përzë serbët” nga Kosova, Vuçiq thoshte se në ai po mbështetej nga gjermanët.

“Nuk është më sekret. Janë gjermanët ata që e mbështesin në BE, dhe jashtë BE-së është Britania e Madhe. Borrell dhe Lajçak më informuan rreth bisedës së tyre me Kurtin dhe nuk ishin optimist. Është shumë e vështirë për të gjetur një propozim të arsyeshëm. Ju e dini së kush është fajtori dhe ai e ka mbështetjen e të fuqishmëve. Ai mund të bëj çfarë të dojë, por ai do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe”, pati deklaruar Vuçiq.

Kur flet për raportet me Serbinë, Vuçiq nuk harron ta përmend faktin se Gjermania është aleate e Kosovës.

“Ata nuk i lënë aleatët e tyre, kështu ata ishin të parët që i ndihmuan kroatët në vitet 1990, serbët nuk ishin aleatët e tyre”, pati deklaruar Vuçiq në qershor të vitit të kaluar.
Ndryshe, kishte qenë në kohën e Merkel. Vuçiq lëvdohej për numrin e takimeve me kancelaren gjermane, thoshte se ka tremë kur takohet me të. Madje kishte thënë se ka nisur edhe kurs të gjermanishtes për shkak të raporteve me Gjermaninë e cila është edhe investuese e madhe në Serbi. Bizneset gjermane punësojnë mijëra punëtorë në Serbi.

Poste të ngjashme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë

30/12/2025, 17:09

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë

30/12/2025, 16:26

Gazeta Sinjali ka mësuar se dy persona janè gjetur të vdekur në një vilë në Pejë. Lidhur me këtë, Sinjali...

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”. I shfaqur në RTV Dukagjini,...

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Lajmi i fundit

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë

30/12/2025, 17:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë

30/12/2025, 16:26
EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05
“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv