Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se si shkak i neglizhencës së Qeverisë janë duke u shkatërruar lokalitetet arkeologjike në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Ajo tha se agjenci të ndryshme të huaja në Kosovë, të cilat edhe investojnë në këtë drejtim, si pasojë e kësaj trashëgimia jonë kulturore po e ndryshon karakterin sipas dëshirës së këtyre agjencive.
Për gjendjen e rëndë të trashëgimisë kulturore, ajo iu referua një raporti të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.