KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës, ndërsa shumica dërrmuese...

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person humbi jetën, duke e lidhur ngjarjen me, siç tha ai, papastërtinë dhe mungesën e mirëmbajtjes së rrugës.
Në një postim në Facebook, Sadiku ka kritikuar ashpër qeverinë, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie dhe reagimi institucional ndaj problemeve të sigurisë rrugore.
Ai tha se pavarësisht paralajmërimeve dhe fushatave publike, sipas tij, institucionet nuk kanë ndërmarrë masa konkrete.
“Kam shpresuar që e gjithë ajo fushatë, presioni publik dhe videot e shumta për këtë problem do të ndikonin sadopak që çështja të merrej më seriozisht. Por kjo qeveri në detyrë, tash e një vit e gjysmë, duket se nuk ka më as moral, as përgjegjësi. Ju ka humbur njerëzillëku dhe empatia”, ka shkruar Sadiku.
Ai ka shtuar se institucionet, sipas tij, po tregojnë mungesë kujdesi ndaj qytetarëve dhe shtetit.
“Nuk kanë dashuri as për qytetarin, as për shtetin, vetëm për pushtetin. Turp. E neveritshme. Të gërrditshëm”, ka deklaruar ai.
Sadiku ka theksuar gjithashtu se një problem i raportuar prej vitesh në këtë segment rrugor, sipas tij, nuk është adresuar ende nga autoritetet kompetente.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës, ndërsa shumica dërrmuese...
Një grua e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 12:40 në autostradën “Ibrahim...
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, vizitoi sot për ngushëllime familjen Jashari, pas...
Ish Ministri britanez Denis Macshane, i cili ka shërbyer në qeverinë e kryeministrit Tony Blair, javën e kaluar morri pjesë...
Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë...