https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Petkoviq: Zgjedhjet i bojkotuan edhe shqiptarët, votuan 449 më pak se në 2021

Petkoviq e përkrah tërheqjen e serbëve nga institucionet kosovare
Share on FacebookShare on Twitter

Me mospjesëmarrjen e tyre në zgjedhje serbët theksuan dhe nënvizuan se nuk ka normalizim të marrëdhënieve pa formimin e Asociacionit të Komunave [të banuara me shumicë] Serbe, ka thënë drejtori i të ashtuquajture “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviq, duke folur në televizionin publik serb rreth zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës. Zgjedhjet ai i quajti “me karakter anti-demokratik” duke u thirrur në bojkotin e përgjithshëm të serbëve, ku përkatëisht morrën pjesë vetëm 13 prej tyre.

“Fakti se vetëm 13 serbë dolën në vendvotime, që kontenjerët qenë të zbrazët, që kutitë e votimit ishin të zbrazëta, tregon më së miri që kjo është disfatë dhe debakël për [Kryeministrin e Kosovës] Albin Kurtin, komunitetin ndërkombëtar, si dhe ishin themel i unitetit serb, ku treguan përgjegjshmëri të plotë…dhe e lanë Albin Kurtin ta bëjë punën e tij të pistë”, ka thënë Petar Petkoviq.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Petkoviq pati kritika të mëdha edhe ndaj një pjese të komunitetit ndërkombëtar që njohën rezultatin zgjedhor me 1 mijë e 500 votues, përkatëisht ShBA’së. “Tash po ua njohin rezultatin krejtësisht jolegjitim zgjedhor”, tha ai. Përveç kësaj, ai pretendon se jo vetëm serbët bojkotuan këto zgjedhje por edhe një pjesë e votuesve shqiptarë.

“Kur shihni rezultatet, do të shihni se po qe se i krahasoni me vitin 2021, 449 shqiptarë më pak votuan dje, që do të thotë se jo vetëm serbët bojkotuan zgjedhjet, por edhe shqiptarët, dhe prej atyre 13 serbëve që nuk bojkotuan, 2 votuan në Mitrovicë të Veriut, 7 ne Leposaviq, 4 në Zveçan, dhe 0 në Zubin Potok”.

Petkoviq u pyet edhe për futjen në rend të ditës të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjë të cilën sërish e lidhi me zgjedhjet në katër komunat veriore. “A është pra kjo e ashtuquajtura Kosovë, ku lulëzon demokracia, ku votojnë 13 serbë?”.

Zgjedhjet në katër komunat veriore

Pak më shumë se 1 mijë e 500 votues ishin pjesëmarrës në zgjedhjet e ditës së djeshme në katër komunat veriore. Dalja në total kthyer në përqindje ishte përafërsisht 3%.

Mitrovica e Veriut e Leposaviqi u fituan nga Vetëvendosja, kurse Zubin Potoku e Zveçani nga Partia Demokratike e Kosovës.

Fakti që Lista Serbe nuk mori pjesë në këto zgjedhje dhe thirrjet e kësaj partie për bojkot, bëri që serbët e veriut të mos i përgjigjen pothuajse fare këtij procesi zgjedhor.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Madje njëri nga liderët e këtij subjekti politik, por me të kaluar shumë të dyshimtë, Milan Radojiçiq, dje dha edhe një deklaratë me tone kërcënuese. Ai tha se populli serb nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të udhëhiqen nga shqiptarët.

Sipas tij, “serbët nuk do të lejojnë të udhëhiqen nga ata që mendojnë se me një apo dy për qind të votave mund të udhëheqin në veri”.

“Atyre që mendojnë se me një apo dy për qind të votave mund t’i udhëheqin komunat në veri, më duhet t’u them se populli serb kurrë nuk do t’ua lejojë këtë”, tha Radojiçiq.

“Shpresoj se të gjithë e kanë kuptuar mesazhin e qartë që e ka dërguar sot populli serb nga veriu i Kosovës e Metohisë. Rroftë Serbia!” – ka thënë Radoiçiq.

ADVERTISEMENT

Deklarata të ngjashme me reagime të ashpra kundër zgjedhjeve që Kosova organizoi në veri, ka pasur shumë gjatë ditës së djeshme.

Reagimi i Amerikës

SHBA-ja ka thënë se zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore të Kosovës si dhe për asamble komunale në dy komuna në veri, janë mbajtur në përputhje me kërkesat kushtetutuese dhe ligjore të Kosovës.

Nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë është thënë se përkrahin “një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse dhe multietnike në Kosovë dhe zgjedhjet që e mbështesin atë”.

“Na vjen keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatës të cilës i shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërisë demokratike. Ne i njohim përpjekjet e zyrtarëve zgjedhore të Kosovës për t’i vënë në dispozicion vendvotimet për qytetarët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke minimizuar pikat e mundshme të tensionit. Po ashtu shprehim mirënjohjen tonë për profesionalizimin e Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX) dhe KFOR-it për sigurimin e një mjedisi të sigurtë për zgjedhjet”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Ndërkohë nga Ambasada është thënë se do të angazhohen me të gjitha palët relevante për hapat e ardhshëm.

“Ne gjithashtu theksojmë rëndësinë dhe përkushtimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në reagim.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka theksuar se këto zgjedhje të mbajtura këtë të dielë, në katër komunat veriore nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike, kjo për faktin e pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në zgjedhje.

Ambasadori gjithashtu ka shkruar se i vjen keq që disa parti e bojkotuan procesin. Në fund Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës, EULEX-in e KFOR-in për profesionalizmin e treguar, duke theksuar se është koha të respektohet marrëveshja e Ohrit.

Në anën tjetër, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është shprehur i bindur se kryetarët e rinjë nuk do të kenë probleme lidhur me sigurinë që të ushtrojnë detyrat e tyre.

Poste të ngjashme

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

29/03/2026, 10:03

Një i ri nga Kosova ka vdekur në një aksident në Kroaci, derisa po kthehej për në vendlindje. Bëhet fjalë...

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me ekspozitën e vendosur në sheshin e Prishtinës, e cila ishte financuar...

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22

Lojtarët e Kosovës kanë vijuar përgatitjet për finalen e “play-off”-it për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026 ndaj Turqisë që do...

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

28/03/2026, 14:55

Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar lidhur me ekspozitën që është shfaqur në Prishtinë rreth masakrave të ndodhura gjatë...

Rama për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit në shesh të Prishtinës: Sonte menjëherë e pezullojmë lejen

Rama për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit në shesh të Prishtinës: Sonte menjëherë e pezullojmë lejen

27/03/2026, 22:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se sonte menjëherë do ta pezulloj lejen për ekspozitën skandaloze në sheshin “Nëna...

Lajmi i fundit

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

29/03/2026, 10:03
Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22
“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

28/03/2026, 14:55
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv