https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Bebe Rexha në intervistë për Rolling Stone flet për mizogjeninë në kulturën shqiptare: Burrat flasin dhe hanë të parët, gratë trajtohen si njerëz të dorës së dytë

Bebe Rexha në intervistë për Rolling Stone flet për mizogjeninë në kulturën shqiptare: Burrat flasin dhe hanë të parët, gratë trajtohen si njerëz të dorës së dytë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka dhënë së fundmi një intervistë të re për revistën e famshme amerikane, Rolling Stone.

Ajo ka folur mbi karrierën dhe jetën e saj, ku sigurisht çështja kryesore ka qenë diskutimi mbi albumin e saj të ri me titull “Bebe”.

Por përveç këtyre, revista ka shkruar edhe për prejardhjen e artistes shqiptare, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ajo thotë se mentaliteti i saj “gjithmonë nxitues” vjen nga rritja në një familje emigrantësh.

“Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në ShBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21 vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë, para Luftërave Jugosllave”, shkruan Rolling Stone

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Nëna e saj ka lindur në ShBA, por edhe gjyshërit e Rexhës nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të “një jete më të mirë”.

ADVERTISEMENT
Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

“Ata janë më paranojakë. Më të stresuar”, thotë Bebe Rexha kur pyetet nga revista për familjen e saj të ngushtë.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

“Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh nga kjo. Askush nuk flet kurrë për traumën e brezave”, tha këngëtarja.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Rexha e kanalizoi kulturën e saj në një mënyrë tjetër në një nga këngët e albumit “Bebe”, e cila titullohet “I Am”, të cilën e kompozoi pasi Gjykata e Lartë mori vendim për ndalimin e abortit në Amerikë.

Ky vendim e bëri atë të mendojë për rrënjët e saj dhe mizogjeninë e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare. “Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën dhe prejardhjen time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë në vendin tim”, thotë ajo.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

“Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”. Rexha e pranon se mbase kënga mund të jetë pak e ëmbël me pohimet e saj. Por, thotë ajo, “nëse dua të dëgjoj diçka që më bën të ndihem e fuqishme dhe t’i këndoj, atëherë është kënga ‘I Am’ nga albumi ‘Bebe”, ka përfunduar Rexha.

Albumi “Bebe” i Bebe Rexhës është i disponueshëm në shitje që nga data 28 prill e këtij viti. /Telegrafi/

Post Views: 725

Poste të ngjashme

A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?

A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?

16/05/2024, 18:54

  Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vizitë të karakterit ekonomik. Ai...

“Ishte pa vetëdije”, Shkurte Fejza flet për herë të parë për aksidentin e Hajrushit

“Ishte pa vetëdije”, Shkurte Fejza flet për herë të parë për aksidentin e Hajrushit

15/03/2024, 21:35

Javë më parë Hajrush Behluli, bashkëshorti i Shkurte Fejzës u aksidentua nga një veturë në Prizren, duke pësuar lëndime serioze....

“Kangë Muzgu”, perla e radhës nga Petrit Çarkaxhiu

“Kangë Muzgu”, perla e radhës nga Petrit Çarkaxhiu

15/03/2024, 8:41

Këngëtari shumë i pëlqyer Petrit Çarkaxhiu, vjen me një projekt të radhës. “Kangë Muzgu”, është perla e radhës. Këngë është...

Suzana Selimi,do të rikthehet fuqishëm me projekte kësaj vere

Suzana Selimi,do të rikthehet fuqishëm me projekte kësaj vere

27/02/2024, 22:53

  Ndoshta i'u kujtohet Suzana Selimi,një aktore dhe këngëtare e jashtëzakonshme. Paraqitjet e saj të shumta në skeqe të ndryshme...

Oriola Marashi provokon nga shtrati, ua “çelë sytë” me fotot e reja

Oriola Marashi provokon nga shtrati, ua “çelë sytë” me fotot e reja

16/10/2023, 8:32

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ka sjellur një fotosesion të ri atraktiv për ndjekësit në Instagram. Bukuroshja nga Shqipëria...

Lajmi i fundit

Mustafa: E vetmja ‘arritje’ e Qeverisë Kurti këto dy vjet është rritja e faturave të rrymës

Mustafa i LDK-së për Kurtin: Në njërën anë të zgjat dorën për koalicion, në tjetrën të ofendon

21/05/2025, 20:48
KQZ ua ndal gati gjysmë milion euro partive që u gjobitën gjatë fushatës

KQZ ua ndal gati gjysmë milion euro partive që u gjobitën gjatë fushatës

21/05/2025, 17:03
Osmani në Zvicër: Kosova ka nevojë për miq të fortë

Osmani në Zvicër: Kosova ka nevojë për miq të fortë

21/05/2025, 17:02
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Njoftim për dëgjimet buxhetore nga Komuna e Podujevës

21/05/2025, 14:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv