Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Drejtoria e Inspektoratit ka filluar një aksion të përgjithshëm në terren që ka për qëllim obligimin përmes shkresave zyrtare të gastronomeve për të aplikuar për instalim të pajisjeve për matjen e zhurmës, përcjell Syri net Kosova.
Nga komuna kanë rikujtuar gastronomet se në rast të mospërmbushjes së këtij obligimi në ditët e mbetura, institucionet e Kryeqytetit do të procedojnë me shqiptimin e gjobave konform Rregullores në fuqi.
Postimi: