https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Osmani i pret në takim Fries, Szunyog e Wigemark, diskutojnë edhe për situatën në veri

Osmani i pret në takim Fries, Szunyog e Wigemark, diskutojnë edhe për situatën në veri
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendëssekretarin e përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, i shoqëruar nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Ndër të tjera, në takim u diskutua për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, me ç’rast Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik.

Osmani dhe Fries diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm për sulmet e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë.

Tutje, Osmani vuri theksin në nevojën e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, si hap i domosdoshëm në mënyrë që të sigurohet paqe dhe stabilitet afatgjatë në vend e rajon, ndërsa ka përmendur rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përballjen me drejtësinë për bandat kriminale dhe veprimet e tyre të kundërligjshme.

Osmani e ka informuar Fries për progresin e bërë në fushën e sundimit të ligjit, që përfshin edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për reformat demokratike dhe për përafrimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së.

Tutje, zëvendëssekretari Fries vlerësoi lart bashkërendimin e Kosovës për dënimin publik dhe sanksionet kundër Rusisë si dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Poste të ngjashme

Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes,...

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në...

Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar 7 qershorin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Klan Kosova ka mësuar se kjo...

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

29/04/2026, 13:42

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për mundësinë e rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti. Ajo theksoi se...

PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon sundimin e ligjit

PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon sundimin e ligjit

29/04/2026, 13:29

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues dhe aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë në rastin...

Lajmi i fundit

Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57
Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45
Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43
Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

29/04/2026, 13:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv