https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lajçak nuk i bindi, Kurti dhe Vuçiq refuzojnë takimin

Lajçak nuk i bindi, Kurti dhe Vuçiq refuzojnë takimin
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

As kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, por as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë gatishmëri që të takohen shpejt në Bruksel.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dështuar që t’i bindë ata për një takim të shpejtë. Korrespondentja e RTK-së nga Brukseli në lidhje të drejtpërdrejtë nga Brukseli, tha se Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar masat që do të ndërmerren ndaj palëve që refuzojnë de-përshkallëzimin e  situatës në veri të Kosovës.

Ajo tha se Brukseli zyrtar është duke u marrë shumë seriozisht me këtë situatë dhe është shumë i shqetësuar, aq sa edhe Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, sot foli për gjendjen në Kosovë, pas një takimi nuk kishte fare lidhje me Kosovën.

“Ai tha  se u ka bërë kërkesë autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë aktivitetet policore në komunat në veri, kurse kërkon nga protestuesit që të ndërprenë protestat e dhunshme, por nuk mos iu referuar përkatësisë etnike, edhe pse në kërkesën e parë ishte e qartë se ka të bëjë me veriun e Kosovës”, tha gazetarja Tuhina.

Sipas saj, asnjëherë në porositë e Brukselit nuk i referohen asaj se çfarë duhet të bëjnë kryetarët e komunave të zgjedhur, por u tha se po punohet direkt me ta përmes ambasadorëve për hapat që ata duhet të ndërmarrin.

“Por thuhet se edhe kryetarët e komunave  janë në presion të Prishtinës zyrtare, andaj siç u shpreh edhe një zyrtar i këtushëm, i gjithë presioni tani është mbi kryeministrin Albin Kurti”, tha Tuhina.

Ajo rikujtoi se shefi i diplomacisë evropiane, e ka konfirmuar se edhe mbrëmë vonë ka diskutuar edhe me presidentin serb, Vuçiq e sot në mëngjes edhe me kryeministrin e  Kosovës, Kurti dhe se  po bëhet çmos që të organizohet një takim urgjent i liderëve.

“Rasti ideal ishte që takimi të mbahet në Bratislavë ku po mbahet një konferencë ndërkombëtare, por duket se të gjitha përpjekjet kanë dështuar sepse nuk ka shkuar as Kurti që ishte pjesë e panelit e të njëjtën e ka bërë edhe Vuçiq”.

Sipas Tuhinës, nuk ka gatishmëri që palët të takohen ad-hoc për nesër.

“Lajçak duket se nuk ka pasur sukses që t’i bindë palët”.

 

Poste të ngjashme

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

25/04/2026, 12:52

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në Kuvendin Vjetor të 23-të të...

​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Edhe Ramush Haradinaj propozohet për president pas ofertës së VV-së

25/04/2026, 12:13

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një ofertë për opozitën që të propozojë tre emra për president. Sipas propozimit të ri...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Dështon miratimi i shmangies së afateve procedurale për buxhetin 2026

25/04/2026, 12:11

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar shmangien e afateve procedurale të buxhetit për vitin 2026. Me 58 vota për,...

Haradinaj: 27 prilli duhet të kujtohet, Parlamenti të hënën jetë në Mejë

Haradinaj: 27 prilli duhet të kujtohet, Parlamenti të hënën jetë në Mejë

25/04/2026, 12:04

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje 27 prilli, përvjetori i Masakrës së Mejës të mos harrohet...

Hoti kritikon rishikimin e buxhetit: Kjo çasje është abuzuese me paranë publike

Hoti kritikon rishikimin e buxhetit: Kjo çasje është abuzuese me paranë publike

25/04/2026, 12:00

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar rishikimin e buxhetit në Kuvendin e Kosovës. Hoti tha kjo çasje e pushtetit...

Lajmi i fundit

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

25/04/2026, 12:52
​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Edhe Ramush Haradinaj propozohet për president pas ofertës së VV-së

25/04/2026, 12:13
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Dështon miratimi i shmangies së afateve procedurale për buxhetin 2026

25/04/2026, 12:11
Haradinaj: 27 prilli duhet të kujtohet, Parlamenti të hënën jetë në Mejë

Haradinaj: 27 prilli duhet të kujtohet, Parlamenti të hënën jetë në Mejë

25/04/2026, 12:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv