https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore

KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
ADVERTISEMENT

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka thënë se është duke e trajtuar me kujdes kërkesën e Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për pagesën e energjisë elektrike në objektin e komunës dhe të gjitha institucionet e sektorit publik të asaj komune

Zëdhënësja e KOSTT’’it, Elvane Devexhi i ka thënë Gazetës Express se do t’i kthejnë përgjigje Atiqit, brenda afateve ligjore.

“KOSTT ka pranuar kërkesën e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut z. Atiq për pagesën e energjisë elektrike në objektin e komunës dhe të gjitha institucionet e sektorit publik të asaj komune. KOSTT është duke trajtuar me kujdes këtë kërkesë dhe në përputhje me mandatin e saj do të kthej përgjigje brenda afateve ligjore”, ka deklaruar Devexhi.

Kërkesat e dy komunave veriore, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, për kyçje në sistem dhe pagesën e energjisë elektrike për të gjitha institucionet e sektorit publik në këto komuna, po shqyrtohen edhe nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Nga Zyra e Rregullatorit për Energjisë kanë deklaruar për Gazetën Express se po shqyrtojnë këto kërkesa dhe se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore që janë nën kompetencën e ZRRE-së.

“Zyra e Rregullatorit për Energji, ka pranuar kërkesa zyrtare nga  Kryetari  i  Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Kryetari i Komunës së Leposaviqit. Kërkesa e kryetarëve ka të bëjë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme lidhur me kyçjen dhe pagesën e energjisë elektrike për të gjitha institucionet e sektorit publik të cilat bien në kompetencën e nivelit lokal. Zyra e Rregullatorit për Energji është në proces të shqyrtimit të kësaj kërkese dhe është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore që janë nën kompetencën e ZRRE-së”, kanë deklaruar nga ZRRE.

Për dallim nga Mitrovica e Veriut e Leposaviqi, dy komunat e tjera veriore nuk kanë bërë ende kërkesë për t’u kyçur në sistem.

“ZRRE-ja nuk ka pranuar kërkesa nga kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit”, thuhet në përgjigjen e ZRRE’së.

Ndryshe, kryetarët e sapozgjedhur të komunave veriore, u janë drejtuar me kërkesa zyrtare Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe KOSTT’it, për energjinë e shpenzuar në këto komuna.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kanë kërkuar nga këto institucione që t’i kyçin në sistem për të nisur pagesën e rrymës elektrike, në institucionet publike të komunës.

Atiq ka kërkuar që kjo të bëhet sa më shpejt.

“Kërkoj prej jush që të filloni sa më parë të ndërmerrni veprimet e nevojshme për kyçjen e të gjitha këtyre institucioneve, në mënyrë që komuna të mund të fillojë pagesën e energjisë së konsumuar”, thuhet në kërkesën e Atiq.

Ata kanë kërkuar nga autoritetet që t’i njoftojnë edhe për borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar.

“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë elektike.  Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t’i shlyejmë ato detyrime”, ka shkruar Hetemi.

Për 18 vjet me radhë, rrymën që kanë shpenzuar qytetarët në pjesën veriore të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – e kanë paguar qytetarët e pjesëve të tjera të vendit.

Vlera e rrymës së shpenzuar gjatë vitit 2022 në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, është mbi 63 milionë euro.

Në vitin 2021, kjo vlerë ka qenë rreth 42 milionë euro, e sipas një kalkulim të Institutit GAP rezulton se në periudhën 2010-2020, qytetarët në veri kanë shpenzuar mbi 132 milionë euro energji elektrike.

Shpenzimet janë paguar deri në vitin 2017 nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës e pastaj nga KOSTT dhe Qeveria e Kosovës.

Refuzimi për të paguar rrymën ka ardhur si pasojë e mosbindjes qytetare por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme në veri, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë.

Për t’i shlyer këto borxhe, qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës, kanë paguar fatura për 3.5 përqind më të shtrenjta.

Nga viti 2017 e këndej, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka kaluar përgjegjësinë e pagesës te institucionet e vendit. Po atë vit, Gjykata e Apelit ka kërkuar që konsumatorët që kanë paguar rrymën e shpenzuar në veri për 18 vjet, të kompensohen.

Më 18 prill, Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e ZRRE’së që të rishshyrtohet aktgjykimi i Apelit, duke thënë se konsumatorëve duhet t’u rikthehen mjetet.

Se kur dhe si do të bëhet kjo, nuk ka ende asnjë informatë zyrtare

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

24/06/2026, 15:05

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Fushë Kosovë. Klankosova.tv mëson se një person ka humbur jetën, ndërsa rrethanat e...

Arrestohet një person i kërkuar në Podujevë

Policia sekuestron armë në Podujevë, dyshohet se ishin destinuar për në Gjermani

24/06/2026, 10:25

Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni gjatë një kontrolli të realizuar në një depo në Podujevë....

E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prishtinë

E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prishtinë

24/06/2026, 10:02

Astrit Vllasa është 29-vjeçari i cili humbi jetën në një aksident komunikacioni të martën në Vranidoll të Prishtinës. Familjarët e...

Deputeti i VV’së ironizon me përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

Deputeti i VV’së ironizon me përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

23/06/2026, 21:30

Përplasjet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kërkesave për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga degët e Pejës, Lipjanit...

Nënkryetari Fahri Restelica mori pjesë në promovimin e librit monografik kushtuar mjekut dhe humanistit Shaqir Shaqiri

Nënkryetari Fahri Restelica mori pjesë në promovimin e librit monografik kushtuar mjekut dhe humanistit Shaqir Shaqiri

23/06/2026, 20:34

  Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, së bashku me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valbona Ibishi, morën...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

24/06/2026, 15:05
Arrestohet një person i kërkuar në Podujevë

Policia sekuestron armë në Podujevë, dyshohet se ishin destinuar për në Gjermani

24/06/2026, 10:25
E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prishtinë

E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prishtinë

24/06/2026, 10:02
Deputeti i VV’së ironizon me përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

Deputeti i VV’së ironizon me përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

23/06/2026, 21:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv