Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash
I ftuar këtë mbrëmje në ”Top Story”, Alfred Lela pati një përplasje me moderatoren dhe autoren Grida Duma. Debati nisi...

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka dhënë intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, ku ka thënë se Kosova duhet të tregojë se çfarë Asociacioni po kërkon meqë ka treguar atë që nuk e do.
Për Asociacionin, Escobar ka thënë se kjo nuk është një temë ndërmjet Kurtit dhe Serbisë.
“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky asociacion do të vijë. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”,ka deklaruar Escobar.
Escobar ka ritheksuar se Asociacioni nuk do të jetë një Republika Srspka, por që është një obligim ndërkombëtar të cilin Kosova e ka marrë mbi vete.
“Kjo nuk do të jetë një republikë e re serbe si Bosnja dhe Hercegovina. Themelimi i Asociacionit Serb të Komunave në Kosovë është një angazhim ndërkombëtar, ligjërisht i detyrueshëm. Ato përmenden në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Evropian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni Serb i Komunave duhet të vijë. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Serbe si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një projekt-marrëveshje. Sepse Marrëveshja e Ohrit varet shumë nga krijimi i asociacionit të komunave”, ka deklaruar më tutje Escobar.
Escobar ka folur edhe për sanksionet e fundit të vendosura ndaj Kosovës, por edhe për raportet me Beogradin zyrtar.
“Ka një ndryshim të madh në marrëdhëniet tona me Serbinë dhe Kosovën. Tradicionalisht, Kosova ka lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara – dhe ne i dëshirojmë ato gjithashtu. I themi Kosovës: asociacioni i komunave nuk është koncesion ndaj Serbisë. Bëhet fjalë për mënyrën se si Kosova e trajton grupin e saj etnik serb. Nga këndvështrimi ynë, mosgatishmëria e Prishtinës për të lëvizur këtu tregon mungesën e vullnetit për t’u përpjekur për pajtim me vendin tonë”,deklaroi Escobar.
I ftuar këtë mbrëmje në ”Top Story”, Alfred Lela pati një përplasje me moderatoren dhe autoren Grida Duma. Debati nisi...
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera...
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me zhvillimet në Kuvendin Zgjedhor të...
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth kandidaturës së tij për president të vendit....
Gjatë ditës së nesërme në Kosovë për vizitë do të vijë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufin. Ai do...