Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!
Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, e me to po rëndohet jeta e qytetarëve. Sipas raportit të fundit zyrtar,...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë, ku ka mbetur i vdekur një shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Viktima është gjetur i vdekur brenda veturës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Raportohet se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete”, ka bërë të ditur Policia.
Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është gjetur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet.
Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, e me to po rëndohet jeta e qytetarëve. Sipas raportit të fundit zyrtar,...
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Granit...
Me rastin e 27-vjetorit të masakrës në fshatin Dyz, të shtunën më 18 prill, do të mbahet një manifestim...
Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e...
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tij, Granit...