https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Agim Veliu e pranon se e gjuajti me ujë Xhafer Gashin: S’e gjuajta për ta flladitur

Agim Veliu e pranon se e gjuajti me ujë Xhafer Gashin: S’e gjuajta për ta flladitur

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur në lidhje me procesin zgjedhor brenda degës së LDK-së në Podujevë, duke kritikuar kryesinë e kësaj partie.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka pretenduar se “Kuvendi Zgjedhor i degës nisi me shkelje të Rregullorës së punës”.

“Kuvendi Zgjedhor i Degës nisi me shkelje të Rregullores së punës, sepse s’kishte si të ndodhte ndryshe. Për shkeljen e fundit të Rregullores, kryetari i deleguar nga Lumiri, kishte përkrahjen edhe të shumicës së delegatëve, që ishin ulur aty. E shumica ishte deleguar nga takime “zgjedhore” të mbajtura nëpër kafehane e strehë objektesh.” – tha ai.

Ai ka quajtur disa aktivistë të partisë “argatë të kryetarit të Lumirit”, duke thënë se me “miratimin e kumbarës Xhafer Gashi” mbushën procesverbalet dhe mblodhën nënshkrimet që Ekrem Hyseni t’i fitojë votat.

“Rëndësi kishte që argatët e kryetarit të Lumirit, me miratimin e kumbarës Xhafer Gashi, të mbushnin procesverbalet dhe të mblidhnin nënshkrimet e duhura që “doku” të sigurojë numrat. Aspak i habitur me veprimet e Lumirit dhe kryeargatit të tij në Llap. Por, pak i befasuar me misionin e ish-luftëtarit të UÇK-së që të bëhet kumbar i vrasjes së demokracisë në Llap, duke i kontribuar përligjjes së manipulimit të procesit zgjedhor.” – u shpreh ai.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Veliu e ka konfirmuar se ka hedhur ujë në drejtim të Xhafer Gashit, duke thënë se nuk ndodhi “për të flladitur” siç tha ai.

“Pas përfundimit të fjalës kam lëshuar sallën dhe në dalje kam bërë një veprim politik simbolik, duke i hedhur pak ujë Xhaferit, por jo për ta flladitur nga zhegitja siç ka thënë ai, as për t’ia pastruar fytyrën, por për t’ia bërë me dije atij dhe opinionit për rolin dhe hisen e tij në manipulimin e krejt procesit zgjedhor.” – ka shkruar tutje Veliu.

Post Views: 929

Poste të ngjashme

I mituri që u plagos me thikë në Podujevë është në gjendje të rëndë shëndetësore

I mituri që u plagos me thikë në Podujevë është në gjendje të rëndë shëndetësore

02/09/2025, 16:39

Një sulm me thikë ndodhi sot në shkollën ekonomike “Isa Boletini”, në Podujevë. Një nxënës dyshohet të ketë marrë plagë...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Theret një person në Podujevë

02/09/2025, 16:06

Në pasditen e sotme në Podujevë është therur një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës...

Klienti i pakënaqur sulmon mekanikun, përfundon me lëndime trupore

Klienti i pakënaqur sulmon mekanikun, përfundon me lëndime trupore

02/09/2025, 12:35

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator 2025, rreth orës 21:00, në rrugën “24 Nëntori”, ku sipas kallëzimit të bërë në...

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Kapen 7 mijë e 500 produkte false të “Apple” që ishin destinuar për në Kosovë(Pamje)

02/09/2025, 12:18

Kapen 7 mijë e 500 produkte false të “Apple” që ishin destinuar për në Kosovë Video https://www.facebook.com/share/v/1ECqVGkBrs/

Artikulli kundër UÇK-së, Llapashtica: Dimal Basha librin e mban në shtëpi

Artikulli kundër UÇK-së, Llapashtica: Dimal Basha librin e mban në shtëpi

02/09/2025, 12:07

Pasi kryeparlamentari Dimal Basha, ka kërkuar falje për artikullin anti-UÇK, ku figuron si bashkautor, për arsyetim pati se i është...

Lajmi i fundit

I mituri që u plagos me thikë në Podujevë është në gjendje të rëndë shëndetësore

I mituri që u plagos me thikë në Podujevë është në gjendje të rëndë shëndetësore

02/09/2025, 16:39
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Theret një person në Podujevë

02/09/2025, 16:06
Klienti i pakënaqur sulmon mekanikun, përfundon me lëndime trupore

Klienti i pakënaqur sulmon mekanikun, përfundon me lëndime trupore

02/09/2025, 12:35
Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Kapen 7 mijë e 500 produkte false të “Apple” që ishin destinuar për në Kosovë(Pamje)

02/09/2025, 12:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv