Anton Berisha, ish-përfaqësues i Kosovës në Vatikan, ka folur rreth vizitës që do ta zhvillojë kryeministri Albin Kurti në Vatikan.
Berisha tha se nuk pret diçka të veçantë nga kjo vizitë e Kurtit.
“Nuk pres diçka të veçantë nga vizita, pasi në kuptimin përmbajtjesor nuk ka pasur ndonjë zhvillim dhe mbetet në simbolikën e takimit. Kjo vizitë në këtë kohë është kalkulim politik në këtë moment krize. Thjesht është një vizitë pa efekt përmbajtjesor”, ka thënë Berisha në Info Magazinë, njofton Klankosova.tv.
“Vatikani si shtet dhe Selia e Shenjtë si tërësi e asaj që quhet bota katolike e ka qasjen edhe të krishterë të faljes. Prandaj Vatikanin mund ta vizitojë çdo kryeministër, çdo udhëheqës, duke përfshirë edhe diktatorë, politikanë të përshtatshëm, të papërshtatshëm sepse është koncepti filozofik i asaj që quhet falja e gabimeve dhe nuk ka restrikcione në këtë kuptim”, ka shtuar Berisha.







