https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti kujton vrasjen e vëllëzërve Bytyçi: U vranë dhe krimi u fsheh nga po ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë

Kurti kujton vrasjen e vëllëzërve Bytyçi: U vranë dhe krimi u fsheh nga po ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar Serbisë vrasjen e vëllëzërve Bytyçi. Duke kërkuar drejtësi, ai ka thënë se ata u vranë nga shteti i Serbisë vetëm sepse kishin qenë ushtarë të UÇK-së dhe sepse ishin qytetarë amerikanë.
“Fare pak ditë pas çlirimit të Kosovës, më 23 qershor të vitit 1999, tre vëllezër shqiptarë kishin ndërmarrë një nismë shumë njerëzore: të përcjellnin një familje rome nga Prizreni drejt kufirit me Serbi, që po shkonte drejt Kralevës. Por gjatë këtij udhëtimi, ata të tre e kaluan paqëllimshëm kufirin, për çka u arrestuan nga policia serbe dhe u dënuan nga Gjykata për Kundërvajtje në Prokuple me 15 ditë burgosje. Kur po përfundonin dënimin, tre vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agroni dhe Mehmeti u dërguan në një bazë trajnimi të policisë serbe, ku u vranë me plumba pas koke dhe ua zhdukën gjurmët”, ka shkruar Kurti. “Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001, në një varrezë masive në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë”.
Kurti ka thënë se sot kur janë bërë 24 vite nga dita e arrestimit të tre vëllezërve Bytyqi dhe që nga atëherë, autoritetet shtetërore të Serbisë, asnjëherë nuk kanë treguar vullnet dhe gatishmëri për hetime të drejta dhe të plota të këtij rasti.
“Vëllezërit Bytyqi janë vrarë dhe ky krim është fshehur nga po ata që kanë kryer vrasje dhe fshehur krime lufte dhe kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë. Pavarësisht dëshmive dhe dëshmitarëve që ndër vite janë shfaqur pjesërisht edhe në publik dhe përmes të cilëve është e mundur të zbardhet plotësisht ky krim, ende nuk ka drejtësi për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi”, ka thënë Kurti.
“Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi kishin lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jetonin në New York, para se në prill të vitit 1999, të ktheheshin në Kosovë, duke iu bashkuar njësitit të vullnetarëve “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ylli, Agroni dhe Mehmeti u vranë nga shteti i Serbisë vetëm sepse kishin qenë ushtarë të UÇK-së dhe sepse ishin qytetarë amerikanë”.Sipas tij, në tetor të vitit 2019 dhe në korrik të vitit 2022, Dhoma e Përfaqësueve e Kongresit Amerikan, ka miratuar dy rezoluta, me anë të të cilave, ShBA-ja i ka kërkuar veprime konkrete Serbisë dhe bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare, për të nxjerrë para drejtësisë personat e përfshirë në këtë krim.
“Ashtu siç e ruajmë nderimin me lavdi për luftëtarët e lirisë Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqin, do të vazhdojmë të angazhohemi për të arritur drejtësi për ta, deri në fund!”, ka thënë Kurti.

Poste të ngjashme

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30

Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, e me to po rëndohet jeta e qytetarëve. Sipas raportit të fundit zyrtar,...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Granit...

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09

  Me rastin e 27-vjetorit të masakrës në fshatin Dyz, të shtunën më 18 prill, do të mbahet një manifestim...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53

Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e...

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

17/04/2026, 16:41

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tij, Granit...

Lajmi i fundit

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19
Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv