Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e dy personave (nënë e bir) në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën të shtunën.
Teksa ka shprehur ngushëllime, Osmani është shprehur se “në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike.







