Nga 1 shtatori hapen edhe 2 çerdhe të reja në Komunën e Podujevës, ku pas renovimit të objekteve dhe adaptimit të tyre janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për hapjen e çerdheve të reja në fshatrat Lluzhan dhe Sfeçël.
Drejtoria Komunale e Arsimit ka shpallur konkursin për regjistrimin e fëmijëve në 4 çerdhet publike në Podujevë, pra përveç dy çerdheve të reja janë hapur konkurset për regjistrimin e fëmijëve edhe në dy çerdhet e tjera publike në qytet.
Për detajet e regjistrimit dhe detajet tjera shihni fotografinë e bashkëngjitur.