https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rama e Begaj nga Nju Jorku thirrje Kosovës t’i dëgjojë aleatët

Rama e Begaj nga Nju Jorku thirrje Kosovës t’i dëgjojë aleatët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qysh pas krizës në veri, kishte bërë thirrje të shumta në drejtim të kryeministrit Albin Kurti për të dëgjuar këshillat amerikane dhe evropiane për de-eskalim, duke alarmuar se ajo që e pret Kosovën do të jetë shumë e rëndë. Rama kishte anuluar edhe një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive për shkak të acarimit të raporteve të Kosovës me aleatët, ndërkohë që Kurti i ishte kundërpërgjigjur duke mos e pritur në takim gjatë vizitës në Kosovë.

Thirrjen për të mos ikur nga dialogu dhe marrëveshja themelore, Rama e ka përsëritur edhe në një intervistë të fundit nga salla e Kombeve të Bashkuara, ku u përplas me Rusinë edhe për Kosovën. Kryeministri shqiptar gjithashtu ka qenë kritik ndaj gjuhës që Kurti ka përdorur ndaj emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.

“Rruga e zgjedhur çon në një kurs përplasjeje me miqtë, aleatët dhe partnerët, në vend se të çojë tek realizimi i qëllimit të përbashkët. Kjo është e trishtueshme. Por kjo kam besimin që është e përkohshme”, ka thënë Rama në “Real Story”

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Thirrje për të dëgjuar aleatët ka bërë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili të premten gjatë qëndrimit në Nju Jork ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Begaj ka thënë se në OKB, Shqipëria ka shprehur mbështetjen e fuqishme për dialogun Kosovë-Serbi, që lehtësohet nga BE dhe që përkrahet nga SHBA-ja, si aleat strategjik i shqiptarëve.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai ka thënë se s’ka nevojë për vetëizolim, por për miq dhe mbështetje. Prandaj sipas kreut të shtetit shqiptar, Kosova duhet që patjetër të dëgjohet secili rekomandim i dhënë nga aleatët.

“Ne nuk kemi nevojë për vetëizolim, ne kemi nevojë për miq, për mbështetje. Kështu që duhet patjetër që çdo rekomandim i dhënë nga aleati ynë strategjik duhet të dëgjohet. Duhet të dëgjohet më së tepërmi nga politikanët e Kosovës, ata të cilët janë vendimmarrësit për këtë gjë. Do të këshilloja që, të gjithë politikanët e Kosovës, të gjithë shqiptarët, duhet të kuptojnë që ne kemi vetëm një busull, ajo busull duhet të na orientojë drejt rrugëtimit euroatlantik”, ka thënë Begaj, shkruan Express.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Bajram Begaj është takuar edhe me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

ADVERTISEMENT

Raporti i Kosovës me Bashkimin Evropian është përkeqësuar thellësisht pas takimit të 14 shtatorit, ku kryeministri Kurti pasi ka dalë nga takimi ka akuzuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, se po akomodon kërkesat e Serbisë.

Pak ditë më vonë në një konferencë për media, Kurti ka akuzuar Lajcakun se edhe ka gënjyer për punën e propozimeve të bëra më 14 shtator në Bruksel dhe ka thënë se emisari sllovak është koordinuar me Serbinë kundër Kosovës. Gjithë këtë nervozë të Kurtit e ka shkaktuar kërkesa që Kosova të nis e para me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas këtyre akuzave të Kurtit, BE-ja ka lëshuar një komunikatë në emër të 27 shteteve anëtare ku kanë shprehur përkrahjen e fuqishme për Miroslav Lajcak. Njejtë ka vepruar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, duke thënë se njohin punën e palodhur të Lajcak për dialogun.

Poste të ngjashme

Mefail Bajqinovci për QUINT-in: Luan me Kosovën, pulë me Serbinë

Mefi mesazh PDK-së: Ku i merrni 30 nënshkrime?

01/03/2026, 15:39

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila tha...

Vdes një punëtor derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Vdes një punëtor derisa po punonte në një shtyllë elektrike

01/03/2026, 10:10

Policia e Kosovës konfirmon vdekjen e një punëtori derisa të shtunën po punonte në një shtyllë elektrike në Prizren. Sipas...

Aksioni i Prokurorisë në Prishtinë, sekuestrohen para, veturë dhe dokumente të falsifikuara

Policia po kryen një operacion në fshatin Suhogërllë të Skenderajt, pesë persona janë arrestuar

01/03/2026, 10:07

Media serbe “Radio Gorazhdeci” ka njoftuar që nga mëngjesi i sotëm, një operacion policor ka qenë duke u zhvilluar në...

Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit të forcave të armatosura

Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit të forcave të armatosura

01/03/2026, 9:10

Ministri i mbrojtjes i Iranit dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura u vranë të dy në sulmet e...

Aksioni i Prokurorisë në Prishtinë, sekuestrohen para, veturë dhe dokumente të falsifikuara

Një shofer dhe një motoçiklist aksidentohen në qendër të Podujevës(Pamje)

28/02/2026, 23:32

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Podujevë. Një veturë dhe një motoçikletë u përplasen ndërmjet vete në...

Lajmi i fundit

Mefail Bajqinovci për QUINT-in: Luan me Kosovën, pulë me Serbinë

Mefi mesazh PDK-së: Ku i merrni 30 nënshkrime?

01/03/2026, 15:39
Vdes një punëtor derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Vdes një punëtor derisa po punonte në një shtyllë elektrike

01/03/2026, 10:10
Aksioni i Prokurorisë në Prishtinë, sekuestrohen para, veturë dhe dokumente të falsifikuara

Policia po kryen një operacion në fshatin Suhogërllë të Skenderajt, pesë persona janë arrestuar

01/03/2026, 10:07
Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit të forcave të armatosura

Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit të forcave të armatosura

01/03/2026, 9:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv