PM-ja ka marrë vendim që të ndalohet transmetimi i ‘Arena Sport’ në Kosovë, si masë kundër mesazheve mbështetëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit të cilat janë transmetuar në këto kanale televizive.
Në mbledhjen e mbajtur të martën, KPM-ja ka thënë se operatorët kabllorë nuk do të kenë të drejtë transmetimi të kanaleve sportive ‘Arena Sport’.
Vendimi është miratuar me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.