https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tre krerët kryesorë të shtetit përnjëherë jashtë vendit “Shkelja e protokollit”

Tre krerët kryesorë të shtetit përnjëherë jashtë vendit “Shkelja e protokollit”

tre udhëheqësit e shtetit e kanë shkelur protokollin shtetëror, duke udhëtuar njëkohësisht jashtë vendit. Në Protokollin Shtetëror thuhet qartë se takimet duhet të bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit. Por sot, Osmani gjendet në Kroaci, Kurti në Mbretërinë e Bashkuar e Konjufca në Gjermani.

Gazeta Express

Tre liderët e shtetit momentalisht gjenden jashtë vendit. Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në konferencën e Partisë Laburiste. Presidentja Vjosa Osmani për dy ditë do të qëndrojë në Kroaci, e kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca është në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

Largimi i tre  zyrtarëve të lartë nga shteti po shihet si shkelje e pro0tokollit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate Nol Nushi ka thënë se kjo është shkelje e protokollit shtetëror, teksa ka ironizuar duke thënë se shteti është lënë në duart e Besnik Bislimit.

“Aktualisht jashte shtetit jane tre pozitat kyqe shteterore. Albini (Angli), Vjosa (Kroaci) dhe Glauku (Gjermani). Kjo eshte shkelje e protokollit shteteror. Shteti o ne dore te Besnik Bislimit. Tash mundet me na bo vaki gjithecka. Mos thuni qe nuk e kemi dite”, ka thënë ai.

Ndërkaq, në bazë të Ligjit, Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka udhëtuar dje për në Kroaci për një vizitë zyrtar dyditore me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Milanoviç. Osmani përveç Zagrebit, do të vizitoj edhe Karllovacin dhe Rijekën, thuhet në njoftimin e presidencës kroate.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Osmani do të takohet sot me homologun e saj për të vazhduar pastaj edhe me kryetarët e Kuvendit të Kroacisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kroacisë. Gjatë qëndrimit të saj në Kroaci, ndër të tjera e para e vendit do të takohet edhe me pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në Kroaci.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste, e cila mbahet në Liverpool. Konferenca vjetore e Partisë Laburiste ka filluar këtë të diel në qytetin e Liverpoolit dhe pritet të zgjasë deri të mërkurën e 11 tetorit.

ADVERTISEMENT

E kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka udhëtuar dje drejt Gjermanisë, për të zhvilluat shtatë takime.

“Takim me Presidenten e Bundestagut – Barbal Bas. 2.Takim me Michael Roth – Kryesues i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestag. 3.Takim me Manuel Sarrazin i dërguar i posaqëm i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor.  4.Takim me Dr. Anton Hofreiter – Kryesues i Komisionit për Bashkimin Evropian. 5.Takim me Dr. Marie-Agnes Strack-Zimmermann, Kryesuese e Komisionit per Politikë të Mbrojtjes. 6. Takim me Martin Schulz, President i FES dhe ish-Kryetar i Parlamentit Evropian. 7. Takim me Peter Beyer – deputet i CDU-së dhe përgjegjës për Ballkanin Perendimor në CDU”, thuhet në njoftim. /Express/

 

Poste të ngjashme

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”. I shfaqur në RTV Dukagjini,...

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Lajmi i fundit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05
“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv