Qeveria e Kosovës sot pasdite do të emëroi Drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Burimet e IndeksOnline brenda Ministrisë së Drejtësisë kanë thënë se kandidati më i suksesshëm në garë ishte Ismail Dibrani dhe i njëjti është propozuar për këtë pozitë.
Ismail Dibrani që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së.
Dibrani gjatë këtyre muajve ishte tejet aktiv në kryerje të detyrës dhe ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.







