Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, së bashku me ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli si dhe këshilltaren politike, Liridona Gashi, kanë takuar admiralin Giuseppe Cavo Dragone, shef stafi i Mbrojtjes së Italisë dhe kryesues i ardhshëm i Komitetit të NATO-s.
Ata kanë diskutuar për situatën aktuale gjeopolitike, zhvillimin e FSK-së, bashkëpunimin bilateral me Italinë në fushën e mbrojtjes dhe synimin e Kosovës si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Nga ana e tij, admirali shprehu vlerësim të lartë për mënyrën se si është menaxhuar sulmi terrorist në veri të vendit, e po ashtu shfaqi vullnet e gatishmëri të plotë për të përkrahur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.






