Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Qeveria nuk ka përjashtuar asnjë kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike, madje ka shtuar se me programin e ri synohet të zgjerohet lista e familjeve që mbështeten, shkruan Reporteri.net.
Ky reagim i tij erdhi pas një deklarate të Kryetarit të Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi i cili tha se subvencionimi i rrymës për këto kategori është hequr nga buxheti për vitin 2023.
“Këtë vit nuk janë kryer pagesat. Nuk jemi subvencionuar këtë vit. Tash po përfundon viti. Ne kemi pritur hajt në këtë muaj mos po kryhet, dhe në fund e kemi kuptuar qe Qeveria e ka hequr atë buxhet prej Departamentin për Familjet e Dëshmorëve dhe nuk na ka subvencionuar , pra nuk ka planifikuar buxhet për subvencionim në buxhetin e vitit 2023”, kishte thënë sot Qeriqi për Express.






