Ka përfunduar aksioni në disa lokacione në rajonin e Pejës kundër veprimtarive të strukturave ilegale.
Sipas tij, Prokuroria dhe Policia ende janë duke e zhvilluar aksionin në disa lokacione të tjera.
“Aksioni është në zhvillim e sipër, por në disa rajone ka përfunduar aksioni. Prokurori i Shtetit bashkë me Policinë janë ende në terren mirëpo, pasi të përfundoj aksioni do të dalim me një njoftim zyrtarë”, ka thënë Nikçi.
Mirëpo disa persona të dyshuar aktualisht gjenden në stacionin policor dhe janë duke u intervistuar nga hetuesit policorë.







