Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë. Në një familje në Prishtinë kërciti dajaku, por kësaj here viktimë është një 34-vjeçar.
Njoftohet se viktima ka kërkuar ndihmën e policisë dhe e ka denoncuar bashkëshorten për dhunë në familje
Sipas tij, pas një konflikti verbal mes tyre, e dyshuara ka eskaluar në dhunë, duke e sulmuar fizikisht. Si pasojë e dhunës, burri ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmën mjekësore.
Ndërkohë e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë







