https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Javë e ‘nxehtë’ | Amerika dhe BE-ja me kërkesa të qarta për Qeverinë Kurti, paralajmërojnë tensione

Javë e ‘nxehtë’ | Amerika dhe BE-ja me kërkesa të qarta për Qeverinë Kurti, paralajmërojnë tensione
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me dinarin serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe, janë duke rritur panevojshëm tensione etnike dhe si pasojë ia kufizojnë mundësitë Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare. Edhe nga Bashkimi Evropian u shprehën të shqetësuar për mbylljen e komunave paralele serbe në Kosovë dhe kanë bërë thirrje që kjo çështje ta zgjidhet në dialog.

Hovenier i bëri thirrje Kosovës përsëri ta shtyjë zbatimin e një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në pagesa me para ta gatshme, derisa të vendoset një procedurë e kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa njerëzit të njoftohen mirë për mënyrën se si do t’i marrin beneficionet.

Në javët e fundit, autoritetet kosovare i mbyllën katër komuna paralele serbe, në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara rreth veprimeve të fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në pjesëtarët e pakicës serbe dhe pakicave të tjera në Kosovë”, tha Hovenier në një komunikatë të shtunën pak para mesnatës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Rregullorja e BQK-së hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht trynisë së madhe nga bashkësia ndërkombëtare për ta shtyrë zbatimin e saj.

Hovenier shprehu shqetësimin e tij për, siç tha, “konfiskimin e dinarëve serbë dhe një automjeti që po i transportonte ato nga Serbia për pagesa sociale” nga Policia e Kosovës të shtunën.

ADVERTISEMENT

Në një komunikatë për media të dielën, BE-ja tha se “mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme dhe kushtet jetësore të komuniteteve serbe në Kosovë, sepse do ta kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e alternativave në këtë moment”.

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kosovës t’i shmangë veprimet “e njëanshme të cilat mund të nxisin tensione dhe të adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e mbështeti reagimin e BE-së dhe tha se “masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”, dhe se ato janë “e kundërta e uljes së tensioneve”./Sinjali

Poste të ngjashme

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës

22/04/2026, 16:57

Të enjten mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Ju njoftojmë se të enjten, më 23 prill 2026, prej orës...

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

22/04/2026, 7:01

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të kompensohen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e...

Lajmi i fundit

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03
Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës

22/04/2026, 16:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv