https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kryesindikalisti Zeqiri: Ka pasur ulje të pagave deri në 600 euro, edhe stallat e bagëtive janë të siguruara e policia ende jo

Kryesindikalisti Zeqiri: Ka pasur ulje të pagave deri në 600 euro, edhe stallat e bagëtive janë të siguruara e policia ende jo
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka shqyrtuar peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. Në mbledhje ka pasur edhe përplasje verbale për këtë çështje.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Shqyrtimi i peticionit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ka përplasur verbalisht deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku me atë të AAK-së, Albana Bytyqi. Kjo e fundit i kërkoi deputetes Kollçaku që mos të thurë lëvdata ndaj punës së ekzekutivit, pasi siç tha Bytyqi tash e një kohë të gjatë nuk i kanë dëgjuar kërkesat e policisë.

“Prej korrikut është ky peticion. Nuk i kuptoj gjithë këto lëvdata. Çfarë keni bërë deri tani”, tha deputetja Bytyqi.

Sipas deputetes Kollçaku, opozita ndër vite ka dëgjuar kërkesat e policisë por nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërkaq, gjatë mbledhjes i pari i sindikatës së policisë, Imer Zeqiri ngriti shqetësimet e zyrtarëve policorë sa i përket pagave e kushteve të punës. Ai tha se ka pasur zbritje të pagave deri në rreth 600 euro.

“Në këtë peticion ne kemi paraqitur pakënaqësitë e të gjithë punonjësve. Peticioni është organizuar nga sindikata për të treguar se sa është e pakënaqur Policia e Kosovës në lidhje me Ligjin e Pagave dhe kushtet tjera. Pas peticionit kemi pasur takim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe jemi dakorduar që në takimin e ardhshëm të bisedojmë e të vendosim prioritetet”, theksoi Zeqiri.

Zeqiri me këtë rast kërkoi po ashtu që të bëhet Ligji për pensionimin e zyrtarëve policorë në moshën 55 vjeçare si dhe këta zyrtarë të bëhen me sigurime shëndetësore.

ADVERTISEMENT

Ai tha se është për tu çuditur se si sot edhe “stallat e bagëtive” janë të siguruara e ndërsa Policia ende nuk ka sigurim.

“Po me vjen keq komunikimi i juaj. Ne ju kemi zgjedhur për t’i dërguar disa çështje përpara. Çdo herë policia ka kërkuar kushte dhe nuk ka gjet një gjuhë të përbashkët. Sigurimi shëndetësor nuk është, ka plotë kompani private që edhe stallat janë siguruar e PK-ja nuk është duke u siguruar. Duhet që të bëhen bashkë kur vie puna tek siguria e vendit. Ju lutem që të bëheni bashkë sepse policia është keq”, tha ai./rtk/

Poste të ngjashme

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës

22/04/2026, 16:57

Të enjten mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Ju njoftojmë se të enjten, më 23 prill 2026, prej orës...

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

22/04/2026, 7:01

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të kompensohen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e...

Lajmi i fundit

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03
Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës

22/04/2026, 16:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv