Në 17 vjetorin e protestës së 10 shkurtit nderuam dëshmorët e rënë në këtë protestë, Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Sakrifica dhe flijimi i Monit dhe Arbenit do të kujtohet e nderohet gjthmonë nga aktivistët e veprimtarët e Lëvizjes.
Ata janë busulla drejtuese në rrugën që duhet të ecim përpara, duke mos u shkëputur asnjëherë nga parimet dhe idealet për të cilat ranë.
Lavdi e nderime jetës dhe sakrificës së tyre!







