https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vuçeviq: Ushtria serbe po i mbron serbët e Kosovës

Vuçeviq: Ushtria serbe po i mbron serbët e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ushtria e tij po “i mbron serbët në Kosovë” prej shtetit të tyre dhe prej atyre që po e mbështesin këtë shtet.

“Ne po ndërmarrim disa aktivitete në lidhje me mbrojtjen e vendit tonë. Ne punojmë çdo ditë për ta bërë ushtrinë tonë më të fortë, sepse ky është garantuesi më i fortë i sigurisë për vendin tonë dhe pengesa më e fortë për të gjithë ata që “nuk kanë qëllime të mira”. Nëse nuk do të kishim një ushtri si kjo që kemi sot, më besoni, Prishtina dhe ata që e mbrojnë dhe e mbështesin do të kishin bërë veprime shumë më të vështira dhe më të këqija ndaj nesh, vendit tonë dhe “popullit tonë” në Kosovë”, ka thënë Vuçeviq për RTS, por nuk ka përmendur se ajo ushtri e ka të ndaluar t’i afrohet kufirit të Kosovës.

Ai ka pretenduar se “Serbia pas një kohe të gjatë ka arritur ta kthejë çështjen e Kosovës në OKB, gjegjësisht në Këshillin e Sigurimit”.

Vuçeviq, duke e kryer detyrën e tij në servilizimin ndaj shefit të tij, ka deklaruar se prezantimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën “ishte një sukses i rëndësishëm diplomatik i Serbisë”.

“Kjo betejë politike do të vazhdojë. Ajo nuk do të ndalet. Dhe mos prisni që diçka të zgjidhet brenda natës. Por është e rëndësishme që ne të jemi këmbëngulës, të kemi besim, të kemi mençurinë dhe dijen e presidentit tonë për të mbrojtur interesat tona kombëtare dhe shtetërore në kushte dhe rrethana shumë të vështira, gjeopolitike, politike dhe për të mbrojtur serbët në Kosovë e Metohi”, ka pretenduar Vuçeviq.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas fjalëve të tij, “pyetjet se çfarë do të bëjmë tash e tutje nuk duhet të kenë një ngjyrim të dekurajimit”.

“Është shumë e komplikuar, është shumë komplekse, por Serbia duhet të jetë këmbëngulëse dhe e mençur në mbrojtjen e interesave të saj shtetërore dhe kombëtare. Dhe interesi ynë shtetëror dhe kombëtar është “të ruajmë paqen”, të mos biem pre e provokimeve të Kurtit, dhe interesi i dorës së parë – shtetëror, kombëtar, popullor është ta mbrojmë “popullin tonë” në Kosovë. Me aftësi politike, diplomatike, të gjitha të njohura dhe të panjohura që mund t’i zbatojmë si një shtet dhe që askush nuk pret që ne paraprakisht t’i tregojmë të gjitha kartat, në mënyrë që pala tjetër të mos e dijë çdo lëvizje tonën”, ka pretenduar Vuçeviq./gazetaexpress

Poste të ngjashme

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30

Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, e me to po rëndohet jeta e qytetarëve. Sipas raportit të fundit zyrtar,...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Granit...

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09

  Me rastin e 27-vjetorit të masakrës në fshatin Dyz, të shtunën më 18 prill, do të mbahet një manifestim...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53

Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e...

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

17/04/2026, 16:41

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tij, Granit...

Lajmi i fundit

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19
Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv