https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Katër vjeçarja që vdiq në QKUK dyshohet të jetë rrahur nga familjarët

Vitia: Nuk është QKUK drejtori e spitaleve private
Share on FacebookShare on Twitter

Një 4-vjeçare ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjellë në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë.

Dyert e shtëpisë i kanë hapur për ngushëllime pas lamtumirës që i dhanë vajzës së tyre katër vjeçare, pasditen e së hënës.

Ditë më parë, Arjana Hajra nga Gjakova, së bashku me të bijën kishin vendosur t’i bënin një vizitë vëllait të saj, me ç’rast të bijën, e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë.

Por, të njëjtën, më pas e kishte gjetur të shtrirë në tokë.

Sipas Hajrës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin.

“E mora çikën, filloi të qajë. I thash çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’mkallxoi bash mirë. Tu ardh nuk mund të ecte, ‘oj mam zemra po më dhemb’, e mora në shpi e tash si me fjalë mo, e mora ajo vetëm qante”, ka thënë Hajra.

Gjersa thotë se e ndjera nuk kishte forcë për të qëndruar në këmbë, e njëjta kishte pasur mavijosje në fund shpinë e ënjtje në gjoks.

Pasi e kishte dërguar në Spitalin e Gjakovës, mjekët, familjes i ishte thënë se e njëjta, kishte lëndime të rënda në kokë e në gjoks.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pas përkeqësimit të gjendjes, katër vjeçarja ishte dërguar për trajtim në QKUK.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Por, nëna e saj pretendon e asaj iu dha një shkak tjetër, që për fat të keq, rezultoi me vdekjen e saj.

“Në gjysë nate më ka thirr doktoresha me hy në sallë, ku ka qenë çika. Kom hy kom qëndrua me çikë dhe erdh doktoresha po ma bën, oj zojë nuk e ka prej të rrahurit, ka infeksion të madh. I ka shpërthyer gjakderdhja prej infeksionit të madh”, ka shtuar ajo.

Shkakun e vdekjes nga një infeksion, e përmend edhe Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, por ai nuk ka kthyer përgjigje kur është pyetur nëse 4-vjeçarja, kishte shenja të dhunës në trup.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, nuk kanë thënë më shumë për rastin sesa që thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës gjersa nuk kanë dhënë përgjigje për intervistimin e të dyshuarve për rrahjen e të miturës.

Njësoj kanë vepruar edhe nga Prokuroria.

“Ju njoftojmë se është iniciuar rasti i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

ADVERTISEMENT

Nëna e të ndjerës ka thënë që vëllai i saj ka mohuar që i biri ka rrahur të ndjerën gjersa i njëjti, siç ka thënë familja, është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Dritë mbi rastin që është cilësuar si “hetim i vdekjes”, pritet të hedhë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ishte dërguar trupi i saj për obduksion./Telegrafi/

Poste të ngjashme

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30

Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, e me to po rëndohet jeta e qytetarëve. Sipas raportit të fundit zyrtar,...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Granit...

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09

  Me rastin e 27-vjetorit të masakrës në fshatin Dyz, të shtunën më 18 prill, do të mbahet një manifestim...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53

Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e...

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

17/04/2026, 16:41

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tij, Granit...

Lajmi i fundit

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19
Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv