Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë babanë e saj 50-vjeçar.
Përmes një njoftimi, Policia thotë se 50-vjeçari është vrarë me armë zjarri dhe ishte kallëzuar i humbur prej 10 ditësh nga familjarët e vetë.
E reja ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.
Njoftimi:
Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen. Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.







