Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në lagjen Tophane në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe një veturë civile.
Sipas sinjalizuesit, automjeti i Policisë ka dalë nga një rrugë dytësore në rrugën kryesore dhe më pas është përplasur me veturën tjetër.







