Sot gjatë ditës kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me përfaqësuesen e Shoqatës Profesionale të Informaticentëve të Kosovës(SHPIK), Diellza Shllaku kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të aftësimit digjital të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në komunën tonë.
Marrëveshja përfshinë:
????Përkrahjen e Komunës nga organizata dhe shkollave në implementimin e “Javës së Kodimit”
????Aftësimin e mësimdhënësve të SHFMU dhe SHML, në implementimin e aktivitete e ekstra-kurrikulare të kodimit.
????Ngritja e klubeve të kodimit në SHFMU dhe SHML në koordinim me Komunën.
????Ogranizimin e garave të shkathtësive dhe përgatitjen e nxënesve për pjesëmarrje në gara vendore dhe ndërkombëtare të shkathtësive nga fusha e TIK-ut.
????Orgaznizimi i hakatonëve, mentorimit të nxënësve, seminareve dhe ngjarjeve të ndryshme në përkrahje të avancimit të shkathtësive digjitale dhe përkrahjen e transformimit digjital të shoqërisë.
Kryetari Bulliqi falënderoi përfaqësuesen e organizatës SHPIK për bashkëpunimin me Komunën e Podujevës duke u zotuar se si institucion lokal do të bashkëpunojnë ngushtë me organizatën, me qëllim të realizimit sa më të mbarë të projektit.